Martesa 15-mujore midis Johnny Depp dhe Amber Heard po përfundon me një divorc aspak miqësor. Që pas bërjes publike të ndarjes së tyre, kanë dalë në dritë shumë detaje të cilat kanë sjellë përfundimin e kësaj martese. Amber madje ka bërë edhe akuza të tjera ndaj Depp, në të cilat ka shprehur se është dhunuar shpesh fizikisht nga ai. Përveç problemit të ndarjes së pasurisë dhe akuzave që ajo ka bërë, tashmë është bërë publik dhe një ‘sekret’ i Amber.
Në dokumentat e reja që janë dorëzuar në gjykatë, mësohet se ajo e konsideronte veten të martuar me ish- të dashurën e saj Tasya Van Ree, përpara se të lidhej me Depp. Në atë kohë, martesat gay nuk ishin të ligjshme dhe dy vajzat kanë bërë të pamundurën që të quheshin të martuara. Amber madje ndryshoi dhe mbiemrin, për të mbajtur mbiemrin e të dashurës së saj. Sipas një burimi, ato kanë bërë një martesë të fshehtë në New York dhe iu kanë kërkuar të gjithë të ftuarve ta mbanin këtë gjë sekret.
Marrëdhënia që Amber vazhdoi të mbante me ish- të dashurën e saj, është një nga shkaqet që prishi martesën e saj me Johnny. Gjithashu edhe shoqëria e saj me modelen Cara Delevigne e cila e ka deklaruar publikisht se është biseksuale, ishte një tjetër detaj që e shtyu aktorin të mendonte një tradhëti të mundshme nga partnerja e tij. Procedura e divorcit të tyre sa vjen e bëhet më e komplikuar dhe detajet e fundit që janë zbuluar e kanë tensionuar akoma më shumë situatën midis tyre.
Shfletoni galerinë
Burimi: DailyMail/ Përshtati: Mikaela Brokëri