Metropolitan

Tatuazhi i Angelina Jolie zemëron budistët

Në vitin 2003 në Tajlandë, aktorja Angelina Jolie bëri në shpatullën e saj të majtë një tatuazh në shkrimin e lashtë Khmer, një tatuazh ky tradicional tajlandez.Që prej asaj kohe, të shumtë ishin ata që zgjodhën të bënin tatuzahe të ngjashme duke e kthyer atë në një trend masiv.

Por me përhapjen gjithnjë e më të madhe të këtyre tatuazheve, është rritur edhe zemërimi midis tajlandezëve, për shkak se perëndimorët nuk e vlerësojnë siç duhet kuptimin shpirtëror të këtyre tatuazheve. Sipas mjeshtrave tajlandezë të këtyre tatuazheve, ose siç quhen aty “sak yant”, ato janë të përfshirë nga spiritualiteti dhe supersticioni. Besohet se ata që kanë një sak yant, fitojnë superfuqi, fat të mirë dhe mbrojtje nga shpirtrat e këqinj.

Dizajnet me vija shkrimesh, forma gjeometrike dhe motive nga bota e kafshëve janë të lidhura fort me besimin budist dhe perëndimorët, duke mos qenë në dijeni të historikut të tyre, nuk arrijnë t’i vlerësojnë siç duhet dhe i trajtojnë vetëm si diçka estetikisht të bukur. Tatuazhet që tregojnë imazhe fetare, janë veçanërisht problematike nëse janë poshtë mesit, sepse tregon mungesë respekti për fenë. Maje në një rrugë në Bangkok, ka tabela gjigande që shkruajnë se është gabim të përdoret koka e Budës si dekorim apo tatuazh.

 

Burimi: Daily Mail

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb