Pasi kaloi në duart e të gjithëve, kaloi nga trendi më i dashur në trendin më të urryer, ‘fidget spinner-i’ ra në duart e Kim-it. Po në fund të fundit, Kim Kardashian është një businesswoman dhe e di ç’kërkon tregu. Mesaduket, tregu vazhdon të kërkojë më shumë ‘fidget spinner’.
36 vjeçarja njoftoi fansat me anë të një postimi në Instagram se në faqen e saj të web-it do të mund të blinin ‘fidget spinner-in’ në formën e shenjës së dollarit dhe që lexon “daddy” në qendër. Ajo e bëri publik lajmin ditën e baballarëve në Amerikë dhe “daddy” do të thotë babush, kështu që çdo gjë të ketë sens.
‘Fidget spinner-i’ është me stil, i artë dhe bie në sy. Fiks si ylli i Hollywood-it që e shet. Kushton vetëm $15.
Bashke më lodrën më në modë të momentit, Kim i ka shtuar dyqanit të saj virtual në faqen e së saj të web-it, një varëse çelësash me një foto të sajën kur ishte e vogël.