Metropolitan

Tani do doni të ndiqni serialet amerikane: Yjet e telenovelave janë shpërngulur aty

Tani do doni të ndiqni serialet amerikane: Yjet e telenovelave janë

Nëse jeni një prej atyre njerëzve që s’i tërheqin serialet amerikane, por zgjidhni ato turke, latine apo indiane, ndoshta kjo do t’ju tundojë.

Nuk duam të tregohemi diktues duke këmbëngulur të shikoni serialet anglosaksone, por e vërteta është se me skenarin, aktorët dhe buxhetin që kanë, ia vlen më shumë të humbasësh kohë me to sesa me Mariat dhe Zenepet. Është më shumë çështje ekonomie.

Është çështje ekonomie edhe për aktorët e telenovelave, që lanë shtëpitë e tyre në Mexico City për të marrë role në serialet amerikane, ku duken të tjetërsuar. I keni parasysh teknikat e aktrimit nëpër telenovela? “Oh, Antonio, të dua!”- dhe vështrimet shpuese që zgjasin rreth 10 sekonda?

Tani do doni të ndiqni serialet amerikane: Yjet e telenovelave janë

Epo, aktorët e telenovelave po tregojnë më në fund talentin e fshehur në serialet amerikane, madje edhe look-un e kanë shumë më natyral, pa kaçurelat e ngrirë nga shkuma dhe grimin e rëndë.

Alfonso Herrera tek “Sense8”

Ai ka qenë një fenomen botëror kur u shfaq tek “Rebelde”, telenovela më e famshme e të gjitha kohërave për adoleshentë.

Tani do doni të ndiqni serialet amerikane: Yjet e telenovelave janë

Por seriozisht, ku paska qenë ky djalë më parë? Qenka një super aktor! “Fox” i ka dhënë rolin e priftit Tomas Ortega në serialin horror “Ekzorcisti”, i cili mori kritika shumë të mira dhe u vendos të vazhdohej edhe me një sezon të dytë.

Tani do doni të ndiqni serialet amerikane: Yjet e telenovelave janë

Gjithashtu, Herrera luan edhe rolin e një gej në serialin “Sense8”, dhe nëse do ta shikoni bëhuni gati për shumë, shumë puthje mes tij dhe aktorit spanjoll Miguel Angel Silvestre.

Tani do doni të ndiqni serialet amerikane: Yjet e telenovelave janë

Eiza Gonzalez tek “From dusk till down”

Tani do doni të ndiqni serialet amerikane: Yjet e telenovelave janë

Mund ta mbani mend si bjondia e “Amores Verdaderos”, por Eiza Gonzalez po kërkon ta lërë pas karrierën nëpër telenovela duke marrë disa role në produksionet amerikane.

Tani do doni të ndiqni serialet amerikane: Yjet e telenovelave janë

Më së shumti, njihet për rolin e Satanico Pandemonium-it në serialin “From dust till down” në Netflix. Fillimisht një histori e famshme e librave komikë, krijuar nga Quentin Tarantino dhe Robert Kurtzman, “From dusk till doën” është ekranizuar disa herë si film dhe si serial, derisa në 2014-ën varianti i ri me regjinë e Robert Rodriguez-it u shfaq për herë të parë në Netflix.

Eiza Gonzalez luan edhe tek filmi “Baby Driver” me aktorë si Kevin Spacey, Jamie Foxx dhe Ansel Elgort.

Ana de la Reguera tek “Narcos”

Tani do doni të ndiqni serialet amerikane: Yjet e telenovelave janë

Ana de la Reguera, e njohur gjerësisht në Shqipëri si Maria tek "Për ty", e ka lënë aktrimin në telenovela që shumë kohë më parë. Ajo është aktore e njohur në Hollywood, ku ka luajtur në filma si: “Nacho Libre” apo “Cop Out”.

Tani do doni të ndiqni serialet amerikane: Yjet e telenovelave janë

Tani, ajo luan në një prej serialeve më të suksesshme të Netflix-it, “Narcos”, në rolin e Elisës. “Narcos” rrëfen historinë e Pablo Escobar-it dhe është kthyer gati-gati në një serial-kult për jetën e mafiozit më famëkeq në botë.

Aaron Diaz tek “Quantico”

Tani do doni të ndiqni serialet amerikane: Yjet e telenovelave janë

Aktori i “Teresa” që u bë fiksimi i të gjitha gjimnazisteve në 2010-ën, luajti në një prej serialeve më të ndjekur të kanalit “ABC”.

Tani do doni të ndiqni serialet amerikane: Yjet e telenovelave janë

“Quantico” është një thriller me terroristë me protagoniste aktoren Priyanka Chopra, që rrëfen historinë e një ish-agjenteje të FBI-së, e cila bëhet e dyshuara kryesore për një sulm terrorist. Këtu, Diaz luan rolin e Leon Velez, një gazetar në kërkim të historisë.  

Tani do doni të ndiqni serialet amerikane: Yjet e telenovelave janë

Nga ana tjetër, në Netflix mund të gjeni shumë telenovela spanjolle si edhe disa nga më të njohurat turke, mes tyre: “Sulejmani i Madhërishëm”, “Ezel”, “Kurti dhe Sura” etj.

Tashmë, “Netflix” po realizon edhe një serial tërësisht turk, me siguri një lëvizje për të fituar terren edhe në lindje, ku njerëzit janë mësuar me serialet televizive. Seriali do të ketë aktorë turkë, ndërsa historia do të jetë e bazuar në ngjarje historike të ndërthurura me fantazi.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb