Relationships

Takimi i parë? Jo. Është ky takimi më i rëndësishëm për dashurinë

Takimi i parë? Jo. Është ky takimi më i
Photo Courtesy of PBS

Takimi i parë është ai që mezi e presim, për të cilin bëjmë prova 10 herë përpara pasqyrës, për të cilin kujdesemi të zgjedhim veshjen e përkryer. Por sipas ekspertes së njohjeve Helen Fisher, takimi i parë nuk është veçse një shikim i shpejtë dhe sipërfaqësor.

Mbresat e vërteta krijohen në takimin e dytë.

"Njerëzit fiksohen me takimin e parë por në të vërtetë, ai s'është veçse një vështrim i shpejtë.", argumenton Fisher, "Në të vërtetë, interesat e përbashkëta, idetë, synimet, gjithçka i bashkon dy njerëz, dalin në pah me takimin e dytë."

Dhe po t'u rikthehemi përvojave tona apo atyre që njohim, takimet e para nuk para janë ndonjë mrekulli. Janë më shumë diçka mesatare. Dhe pas një takimi jo shumë të kënaqshëm, përse do të duhej të shpenzonim edhe dy orë të tjera me këtë njeri që nuk na la ndonjë përshtypje?

Epo sepse, siç shpjegojnë studimet, djemtë që kanë qëllime serioze, përpiqen të japin më shumë në takimin e dytë. Sipas studimit të sajtit Match.com në 2015-ën, burrat single që po kërkojnë një lidhje serioze janë më këmbëngulës për një takim të dytë. Burrat dhe gratë që sapo kanë dalë nga një takim i parë deri diku i kënaqshëm, besojnë se në takimin e dytë mund të afrohen më shumë me personin tjetër.

Burimi: Cosmopolitan

REELS

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

😍😍😍😍😍

Si unë në maturë 😩

Kur një burrë do shumë fëmijë duket sikur do që edhe gruas “t’ia lidh këmbët”

“Mos ik o trim”

I mbani mend???

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?