Bernardi, ish-banori i Big Brother VIP Albania, i cili u bë një nga zërat më të hapur për komunitetin LGBTQ+ gjatë rrugëtimit të tij në këtë reality show, është surprizuar publikisht nga partneri i tij, Enami.
I ftuar në studion e “Breaking” për të ndarë emocionet pas përfundimit të eksperiencës në BBVA, Bernardi nuk e priste që Enami do t’i shfaqej papritur, duke i dhuruar një moment prekës.
“Falenderoj Top Channel që i dha Bernardit mundësinë për të treguar historinë e tij dhe gjithashtu faleminderit shqiptarëve për mbështetjen e tyre,” tha Enami, i emocionuar për ribashkimin e tyre. Me humor, ai shtoi: “Problemi i vetëm që kisha ishte që ai bënte më shumë punë shtëpie në shtëpinë e Big Brother sesa në shtëpinë tonë!”
Ndërkohë, gjatë bisedës në studio, Bernardi nuk nguroi të bënte edhe një deklaratë që ndezi kureshtjen e publikut. I pyetur se cili do të ishte personi që do ta bënte për vete, nëse nuk do ishte i dashuruar, ai u përgjigj pa hezitim: “Laerti!”
“Them se do ishte Laerti, sepse është një njeri shumë simpatik, i artikuluar, shumë i zgjuar dhe di se çfarë flet. Është i mirësjellshëm dhe me shumë qytetari,” tha ai.