
Prej një viti, modelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj është bërë nënë për herë të parë. Pasi i ka dhënë vetes të gjithë kohën e nevojshme për t'u rikthyer në formë pas shtatzënisë dhe ka shijuar statusin e ri me bashkëshortin, Sam Nazarian, Emina ka vendosur të kthehet në bankat e shkollës.

Në një foto të publikuar në Instagram, modelja ka lënë të kuptohet se do t'i futet studimeve për Art dhe Design në Universitetin Otis, në Los Angeles. Cunmulaj ka zgjedhur këtë degë si vijimësi të karrierës së saj në modeling. Mbetet për të parë çfarë objektivash i ka vënë vetes për të ardhmen, ne jemi tërë sy e veshë!