Super modelja Karlie Kloss, përvec faktit të të qënit e famshme dhe një nga modelet më të kërkuara, është gjithashtu një studente tepër e përkushtuar ndaj studimeve. Ajo sapo filloi të ndjekë lëndët në Universitetin e Neë York-ut, pasi mbylli me suksese studimet në një shkollë tjetër. 23-vjeçarja është tepër e dhënë pas shkencës dhe teknologjisë dhe qëkur ka mësuar sesi të bëjë kodime të programeve, ajo ka folur gjithmonë e më shumë rreth kësaj gjëje me dëshirën për të inspiruar dhe vajza të tjera për t’u marrë me shkecë.
Ajo ishte një nga të ftuarat e Panairit të Shkencës në Shtëpinë e Bardhë, ku përveç takimit me shkencëtarë dhe studentë nga e gjithë bota, pati një surprizë nga vetë presidenti. “Këtë vit kemi disa të ftuar të cilët janë duke ndihmuar në ngritjen e rëndësisë së shkencës. Edhe pse nuk është një kombinim i zakonshëm, por jemi me fat që super modelja dhe super koduesja Karlie Kloss është këtu me ne,” ka thënë Presidenti Obama.
Ndërkohë që Karlie takoi disa nga idhujt e saj, ajo gjithashtu tregoi për projektin e saj të ardhshëm. Karlie do të krijojë një kamp veror për vajzat nga 13-18 vjeç ku do të mësohet rreth shkencës. “ Të jesh e aftë të njohësh vajzat dhe femrat e tjera me këto aftësi, do të sjellë shumë zgjidhje kreative dhe inovative. Jam shumë e lumtur të shikoj sesa ndikim kam tek to,” ka thënë 23-vjeçarja.
Burimi: Nylon/ Përshtati: Mikaela Brokëri