Metropolitan

Sugjerim i Anabel: Një libër që mund (dhe duhet) t’ua dhuroni fëmijëve dhe adoleshentëve

Sugjerim i Anabel: Një libër që mund (dhe duhet) t’ua

Nëse jeni duke kërkuar një dhuratë me vlerë për një fëmijë apo adoleshent– diçka më shumë se një aksesor apo një pajisje elektronike – ky libër është pikërisht çfarë ju duhet.

“Arritja e Omarit” nuk është thjesht një roman për të rinj. Është një histori që u flet të gjithëve që ndihen ndonjëherë të padukshëm, të përjashtuar apo të nënvlerësuar – dhe u kujton se zëri i tyre ka rëndësi, sidomos kur përdoret për drejtësi.

Çfarë e bën këtë libër kaq të veçantë për fëmijët dhe adoleshentët?

- Sepse flet për padrejtësitë që ata i ndjejnë çdo ditë, por që shpesh askush nuk i përmend: pabarazitë në mundësi, përjashtimi nga grupe, shtypja e zërit të tyre.

- Sepse Omari, personazhi kryesor, është një djalë i zakonshëm – por me një vendosmëri të jashtëzakonshme. Ai nuk ka superfuqi, por ka një qëllim dhe një grup shokësh që i qëndrojnë afër.

- Sepse tregon se edukimi mund të jetë çelësi për të ndryshuar botën – kur është i drejtë dhe i hapur për të gjithë.

- Sepse flet për miqësinë, ndershmërinë dhe fuqinë e bashkëpunimit – vlera që çdo adoleshent ka nevojë t’i ndjejë e t’i njohë.

Aisha Saeed është një autore amerikano-pakistaneze, e njohur për romanet e fuqishme për të rinj, që trajtojnë temat e drejtësisë, barazisë dhe zërit të të rinjve në shoqëri. Përmes penës së saj, ajo përpiqet të sjellë në vëmendje realitete që shpesh lihen në hije dhe t’u japë zë historive që rrallëherë tregohen në letërsinë anglofone.

Veprat e saj njihen për ndjeshmërinë kulturore dhe vërtetësinë emocionale që përcjellin. Përveç “Arritja e Omarit”, një roman tjetër i spikatur dhe i përkthyer nga shtëpia botuese “Living”, është “Shpëtimi i Amalit”, i cili ka marrë vlerësime ndërkombëtare. Ky libër tregon historinë e Amalit, një vajzë e re pakistaneze që përballet me realitetin e ashpër të borxheve dhe shtypjes, por që nuk heq dorë nga ëndrra për të mësuar dhe për të ndryshuar jetën e saj.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!