Ndonëse herë pas here ajo ka publikuar foto ku shihet me vogëlushen e saj, Suada Sherifi e ka fshehur portretin e saj. Por kjo deri më sot, pasi ish-Miss Albania postoi në Instgram një foto me të bijën Deizi në krah, ku vajzës më në fund i duket fytyra.
“Faleminderit Zot për të gjitha bekimet e mia!”-shkroi Suada në postimin një ditë pas ditëlindjes. Dejzi erdhi në jetë në muajin shtator të 2016-ës dhe është fëmija i parë i Suada Sherifit dhe partenrit të saj.