
Sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të parë, në shtëpinë më të ndjekur në vend do të jetë pjesë një banor i verbër, duke shënuar një hap domethënës drejt përfshirjes dhe përfaqësimit në televizionin shqiptar.
Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë një perspektivë të re në dinamikën e lojës dhe në raportin e publikut me realitetet që shpesh mbeten jashtë vëmendjes mediatike.
Kush është Stenaldo Mëhillli? Stenaldo Mëhillli ka qenë pjesë e Top Albania Radio. Më herët, ka marrë pjesë në konkurse muzikore si "The Voice of Albania 4", si edhe në edicionin e fundit të Top Fest me këngën “Flas me Diellin”.
Përveç angazhimit në muzikë dhe media, ai është i përfshirë edhe në çështje sociale dhe aktivitete vullnetare, duke bashkëpunuar me organizata që kanë në fokus përmirësimin e jetës së të tjerëve.