Showbiz

Ndahet nga jeta Shemsi Krasniqi, zëri i "Xhamadani vija-vija"

Ndahet nga jeta Shemsi Krasniqi, zëri i "Xhamadani vija-vija"
Foto: Shemsi Krasniqi

Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si Shemi i grupit “Ilirët”, është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Sipas informacioneve të bëra publike, Shemsi Krasniqi është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen Dragodan, Prishtinë, rreth mesnatës. Dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta ka qenë një sulm në zemër, megjithatë familja ka zgjedhur ta përjetojë këtë humbje në privatësi.

Krasniqi do të mbetet përherë një emër i veçantë në kujtesën kolektive të shqiptarëve, si zëri i këngës së njohur “Xhamadani vija vija”; një këngë që tejkaloi kufijtë e kohës dhe zhanrit, duke u shndërruar në simbol krenarie, bashkimi dhe identiteti kombëtar.

Shemsi Krasniqi ishte vokalisti i grupit “Ilirët”, grup i formuar në vitet '80 dhe i njohur për interpretimin dhe promovimin e këngëve me tematikë kombëtare.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të tij!

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Shemsi Krasniqi, the voice of "Xhamadani vija-vija", passes away

Ndahet nga jeta Shemsi Krasniqi, zëri i "Xhamadani vija-vija"
Photo: Shemsi Krasniqi

Shemsi Krasniqi, known to the public as Shemi of the group "Ilirët", has passed away at the age of 64.

According to information made public, Shemsi Krasniqi was found lifeless in his apartment in the Dragodan neighborhood of Pristina around midnight. It is suspected that the cause of death was a heart attack, however, the family has chosen to experience this loss in privacy.

Krasniqi will forever remain a special name in the collective memory of Albanians, as the voice of the famous song “Xhamadani vija vija.” A song that transcended the boundaries of time and genre, becoming a symbol of pride, unity and national identity.

Shemsi Krasniqi was the vocalist of the group "Ilirët", a group formed in the 1980s and known for its contribution to Albanian music, especially for the interpretation and promotion of songs with national themes.