Autoritetet e plazhit të Panamasë kanë arrestuar disa persona mbas ngarkimit të videove të ndryshme me përdhunime. Ata thonë se kjo nuk është videoja e parë që ata kanë sekuestruar, as e dyta dhe as e treta. Sherifi Frank McKeithen ka thënë se videoja është një nga gjërat më të shëmtuara dhe të neveritshme që ka parë këtë vit në plazhin e Panamasë, dhe mundet vetëm të imagjinojë çfarë mund të përmbajnë videot e tjera.
McKeithen flet për një video ku duket edhe një përdhunim në një zonë shumë të populluar në plazhin në fjalë. Tre persona janë arrestuar mbas videos. ‘Aty kishte qindra e qindra persona që shikonin se çfarë po ndodhte dhe askush nuk ndërhynte. Shoqëria, kultura dhe rinia kanë arritur në një pikë ku kjo është e pranueshme. Por, kjo nuk është aspak e lejueshme në Bay County’, tha sherifi. Një video tjetër tregonte përdhunimin në grup të një vajze me aftësi të kufizuara.
Rreth 100 mijë persona vijnë në zonë çdo vit. Shumica vijnë për t’ja kaluar mirë e të tjerë qëllimisht për të thyer ligjin. Video të tilla zakonisht hidhen në rrjetet sociale nën hashtagun #PCB2K15. Arrestimet janë rritur nga viti i kaluar. Nga 1’091të tilla këtë vit, 202 ishin në lidhje me drogën, krahasuar me 43 të tilla vitin e kaluar. 49 armë zjarri u konfiskuan këtë vit kundrejt 9 të tillave vitin e kaluar.
Problem nuk është Spring Break, por personat që marrin pjesë në të. Autoritetet muajin e kaluar vendosën një rregull që ndalonte disi konsumimin e alkoolit nga 1 Mars në 18 Prill në zonat e plazhit, por kjo nuk e zbuti aspak situatën. Ata planifikojnë të rrisin moshën e lejimit të hyrjes nëpër klube nate në 21 vjeç dhe do të reduktojnë numrin e pjesëmarrësve. Gjithashtu do të ndalojnë kategorikisht alkoolin nga Marsi në Prill.
Qëllimi i autoriteve është të krijojnë një tjetër kulturë mbi traditën e Spring Break.
Burimi: CNN