News

Flet për herë të parë: Versioni i 18- vjeçarit për gjymtimin e polices

Flet për herë të parë: Versioni i 18- vjeçarit

Ditën e djeshme, autoritetet përkatëse arrestuan 18- vjeçarin Daniel Dobra si të dyshuarin kryesor për hedhjen e lëndës plasëse ndaj polices Ina Nuka, e cila humbi dy gishtërinj të njërës dorë.

Flet për herë të parë: Versioni i 18- vjeçarit

Flet për herë të parë: Versioni i 18- vjeçarit

“BalkanWeb” ka arritur të zbardhë dëshminë e të riut të dhënë para oficerëve të policisë, ku ka mohuar kategorikisht përdorimin e sendeve të kundraligjshme.

“Theksoj se kam patur vetëm tre kapsolla, të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinave që rrethojnë namazjan që po ndërtohet. Ka pasur një moment që disa punonjës të policisë kanë dashur të më ndalonin në protestën e mësipërme dhe unë nuk kam pranuar të më fusnin në makinë duke e konsideruar veprimin e tyre të padrejtë. Ndërkohë mes nesh kanë ndërhyrë disa persona të tjerë dhe vetëm e kam gjendur veten në turmë dhe kam ikur me vrap.”

Flet për herë të parë: Versioni i 18- vjeçarit

Ndalemi për pak këtu. Dobra është përfshirë në disa situata të dhunshme ditën e protestës ku shfaqet duke u përleshur me forcat policore, në një moment fyen rëndë efektivët, ndërkohë që në një tjetër gjuan dhe i heq kapelen policit.

Flet për herë të parë: Versioni i 18- vjeçarit

Kjo është dhe një nga arsyet përse përpos të tjerave akuzohet edhe për “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Daniel Drobaj godet policin dhe i merr kapelen on Vidnews.

Daniel Drobaj godet policin 1 on Vidnews.

Më tutje, në deklaratën e tij, 18- vjeçari shprehet:

“Rreth orës 19:30 të datës 23.11.2018 ka ardhur babai im, shtetasi Viktor Drobaj dhe pasi ka biseduar me avokatin jemi nisur për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr.3, sa jam larguar nga banesa që unë kisha qëndruar, kanë ardhur forcat e policisë më kanë vënë pistoletën në kokë duke m’u prezantuar si punonjës policie pasi më kanë futur në makinë kanë ushtruar dhunë ndaj meje në të gjitha format dhe duke më sharë gjatë gjithë rrugës deri kur kemi përfunduar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Në ambientet e Drejtorisë Tiranë sjelljet kanë qenë korrekte dhe nuk është ushtruar asnjë dhunë.”

Po kështu, Danieli ka treguar edhe arsyen e daljes së tij në protestë:

“Jam banor i Astirit në një banesë private e cila është ndërtuar në vitin 2004 kur unë kam qenë 4 vjeç dhe jam rritur në atë banesë. Duke qenë se në derën e banesës time është vendosur një shenjë me kryqe të kuqe i jam bashkuar të gjithë personave të cilët kanë protestuar për mënyrën e prishjes së banesës time dhe kemi qenë në protestën e datës 22.11.2018 para parlamentit. Theksoj se nuk kam pasur dhe nuk kam përdorur sende të kundraligjshme gjatë protestës.”

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Speaks for the first time: The 18-year-old version of the politics mutilation

Flet për herë të parë: Versioni i 18- vjeçarit