Pak ditë më parë, partnerja e Gaz Pajës publikoi disa foto nga festa e beqarisë duke i bërë të gjithë të besojnë se dasma është afër. Në majin e këtij viti, burime të sigurta për "News31" thanë se aktori po bëhet gati për një dasmë të madhe. Burime të tjera thanë për "Xing.al" se ceremonia e martesës do të jetë 1 qershori, pra dita e sotme.
Duket se ceremonia e martesës civile është organizuar. Ishte Ajola Xoxa ajo që postoi këtë foto në Instagram. “Celebruam Irën dhe Gazin,” shkroi ajo. Deri tani, Gazi dhe Ira nuk kanë publikuar foto.
Sipas Panorama Plus, dasma VIP do të organizohet në ambientet e hotel Plaza në qendër të Tiranës. Mendohet se do të jenë 300 të ftuar dhe ceremonia do t’i ngjasojë një koncerti pasi do të performojnë disa këngëtarë.
Në nëntor të 2017-s, Gaz Paja foli për herë të parë për të dashurën që e kishte mbajtur larg jetës publike. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai është treguar i rezervuar në lidhje me jetën private, ndaj ka gjasë që dasma të mbahet e fshehtë.