Metropolitan

Sophia Loren: Përse vazhdoj të jem e bukur

81 vjeç, e lumtur dhe pa pendesa: kështu shfaqet Sophia Loren në intervistën e fundit për Today Show. Legjenda e gjallë e kinemasë ka treguar se nuk lodhet kurrë së dëgjuari se është e bukur. ‘Oh, jo. Nuk lodhem kurrë. Është shumë bukur ta dëgjosh’.

Ndoshta aktorja më ikonike italiane, Sophia Loren u bë e para artiste që mori një Oscar si Aktorja më e Mirë për një film në gjuhë të huaj. Por ‘Çoçarja’ shenjoi kujtesën botërore me bukurinë, të cilën ajo nuk e përshkruan si ‘perfekte’: ‘Bukuria nuk ka të bëjë aspak me perfeksionin. Është diçka që buron nga brendia. Unë ndihesha unike. Nuk kam qenë kurrë e bukur në kuptimin, si kukull. Kurrë s’kam qenë e tillë’

‘Dukem shumë mirë. Dukem e mrekullueshme. Më vjen për të qeshur, por të gjithë ma thonë. Ndonjëherë nuk i besoj më këto, por njerëzit janë shumë bindës’, ka thënë ajo më herët për revistën Ë.

Më 26 mars, ajo do të prezantojë shfaqjen e saj në Las Vegas. Në një show krejtësisht personal, fansat e saj do të kenë mundësinë të dëgjojnë kujtimet më të pashlyeshme të jetës, të rrëfyera nga vetë Sophia. Por asnjë pendesë nuk do të dalë nga buzët e saj:

‘Është shumë e vështirë të zgjedh se për çfarë jam më tepër krenare’, tha ajo për Today Show, ‘Jam shumë e bindur se gjithçka kam bërë që prej fillimit, e deri më tani, ka qënë gjëja e duhur’

Burimi: DailyMail/ Përshtati: Genta Hodo

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb