Kësaj here i ka hedhur sytë në ritmet orientale të muzikës së vendeve të Lindjes së Mesme. Soni Malaj demonstroi gjithë feminilitetin e saj përkrah libanezit Saad Ramadan në klipin më të fundit "Tulipani i Bardhë". Arsyen se përse zgjodhi këtë artist të huaj, largimin nga "X Factor: dhe për këtë moment të jetës së saj personale dhe artistike ajo flet për gazetën "Panorama Plus"
E mbylle vitin 2014 me një klip plot atmosferë të botës arabe. pse vendose të bashkëpunosh me Saad Ramadan?
Ky bashkëpunim ka nisur para një viti, por arriti të finalizohej në dhjetor të 2014-tës. U tërhoqëm fillimisht nga kënga dhe pastaj përzgjodhëm Saad për bashkëpunim, duke e vlerësuar nga vokali dhe popullariteti që ai ka në Lindjen e Mesme.
14 Shkurti është një datë e veçantë edhe për axhendën e këngëtarëve. Ti ku do të jesh atë ditë?
Më datë 14 Shkurt do të jem në koncertin që do të organizohet në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë. Po ashtu kan në axhendën time një tjetër koncert në Vlorë, sepse ky moment i karrierës muzikore u dedikohet koncerteve të ndryshme.
Viti 2014 të shpërbleu me kupën e "Top Fest". Aktualisht për çfarë këngësh të reja po punon?
Jam në studio duke punuar materiale të reja, dhe pas kësaj menaxhmenti im "Max Production" do të përzgjedhë këngën më të përshtatshme për ta publikuar në klip. Së bashku me ta kam vendosur që t'u përkushtohem materialeve të reja muzikore dhe koncerteve, siç e thashë edhe më sipër.
Pra këtë vit do ia dedikosh repertorit tënd? Nuk do të jesh në panelin e jurisë së "X Façtor" në "Tv Klan"?
Po. Dhe nuk do të jem këtë vit në panelin e netëve live të "X Factor".
Je ndër këngëtaret që komplimentohesh më shumë në rrjetet sociale për formën e mirë fizike dhe pamjen e kuruar. Është ky momenti më i mirë në jetën tëndë si artiste skene apo s'ka lidhje?
Jemi ende duke përzgjedhur materiale për t'i prezantuar në publik, por mund të them se po. Profesionalish dhe personalisht am në momentin tim më të mirë.
Burimi: Suplementi Panorama Plus
Shënim: Lajmi i mësipërm është marrë nga suplementet e gazetave të ditvs së shtunë, ndaj Anabel.al nuk mban përgjegjësi për vërtetësinë e tij!
#showbiz