Showbiz

“Soft girl”: Trendi që po përhapet me shpejtësi shkakton reagime të forta

“Soft girl”: Trendi që po përhapet me shpejtësi

Një trend i ri që përfshin vajzat dhe gratë po përhapet me shpejtësi në rrjete sociale, veçanërisht në vendet e Evropës Veriore.

Në Suedi, ndryshe vendi që mbron të drejtat e njeriut, ka shumë gra të reja që po i bashkohen trendit që është bërë shumë popullor në mediat sociale. Bëhet fjalë për “soft girls”, thënë ndryshe: vajzat e buta/brishta.

Çfarë është trendi “soft girls”?

Në thelb, trendi promovon apo përshkruan gratë që heqin dorë nga karriera për familjen, vendim i cili “duartrokitet” në formë solidariteti.

Historitë njerëzore të këtij trendi

Vilma Larsson, 25 vjeç, ka punuar më parë në një dyqan ushqimesh, një shtëpi të moshuarish dhe një fabrikë. Ajo la punën një vit më parë për t'u bërë shtëpiake dhe thotë se nuk ka qenë kurrë më e lumtur.

“Jeta ime është më e qetë. Nuk luftoj më për gjithçka dhe nuk jam shumë e stresuar.”

I dashuri i saj punon nga shtëpia në fushën e financës dhe ndërsa ai i kalon ditët në laptop, ajo është në palestër, kafe ose duke gatuar. Të dy janë rritur në qytete të vogla në Suedinë qendrore, por tani udhëtojnë shumë dhe kalojnë dimrin në Qipro.

“Çdo muaj partneri më jep një rrogë nga paratë që bën. Nëse më duhet më shumë, thjesht ia kërkoj. Ose nëse kam nevojë për më pak, kursej pjesën tjetër”, shpjegon ajo për BBC.

Ndërsa qëndron në shtëpi, ajo ndan stilin e saj të ri të jetesës në rrjetet sociale, ku ka grumbulluar 11 mijë ndjekës. Disa nga postimet e saj kanë afro 400,000 pëlqime, megjithëse ajo thotë se nuk fiton të ardhura nga përmbajtja e saj.

Ajo përdor hashtags 'hemmaflickvän' dhe 'hemmafru' (fjalë suedeze për vajzë dhe amvisë) dhe e përshkruan veten si një “soft girl”.

Stili i jetesës së "soft girl" ka qenë një mikro-trend në mediat sociale në pjesë të ndryshme të botës që nga fundi i viteve 2010, por në Suedi, popullariteti i fundit i konceptit ka qenë befasues.

“Ungdomsbarometern”, sondazhi më i madh vjetor i të rinjve në Suedi, ka treguar prirjen e suedezëve për stilin e jetesës së vajzave që rrinë në shtëpi.

 Të rinjtë, kryesisht nga mosha 15 deri në 24 vjeç janë në favor të saj, ku 14% e nxënësve të moshës 7 deri në 14 vjeç e identifikojnë veten si “soft girl”. 

"Ka të bëjë me largimin nga ideali i 'boss girl që e kemi parë prej shumë vitesh, ku ka kërkesa shumë të larta për sukses në çdo aspekt të jetës," shpjegoi për BBC Johanna Göransson, studiuese në Ungdomsbarometern. “Nuk ka shifra zyrtare për numrin e të rinjve që kanë lënë punën dhe jetojnë me të ardhura nga partnerët e tyre, por ndoshta është një përqindje relativisht e vogël, ende”.

Reagimet rreth trendit të “soft girl”

Pavarësisht gjithë kësaj, çështja ka shkaktuar reagime në vend, në të cilat janë përfshirë edhe politikanët. Gudrun Schyman – bashkëthemeluese dhe ish-kryetare e partisë feministe të Suedisë, “Feministiskt” – beson se trendi është shumë i rrezikshëm dhe “një hap prapa” për barazinë gjinore.

Schyman argumenton se të rinjtë suedezë janë ndikuar nga qeveria e koalicionit të krahut të djathtë të vendit, e cila punon me partinë nacionaliste Demokratët e Suedisë, si dhe nga "rritja më e gjerë" e populizmit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Ajo gjithashtu beson se shumë nuk e dinë se si ishte jeta në Suedi përpara se të miratoheshin politikat që synonin promovimin e barazisë gjinore, të tilla si kujdesi për fëmijët me subvencionim të madh dhe leja e përbashkët prindërore.

Përveç debateve ideologjike, reagimet përqendrohen edhe në faktorët socialë dhe kulturorë që mund të prekin gratë e reja nëse heqin dorë nga puna.

Suedia ka një reputacion si një vend që ka zotëruar ekuilibrin punë-jetë, teksa shumica e punëtorëve marrin gjashtë javë pushime në vit dhe më pak se 1% punojnë më shumë se 50 orë në javë.

Megjithatë, hulumtimi i “Ungdomsbaromatern” sugjeron rritje të niveleve të stresit tek të rinjtë dhe Göransson beson se tendenca e këtij trendi mund të jetë një zgjatim i tendencave të fundit globale të punës.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

"Soft girl": The fast-spreading trend causes strong reactions

“Soft girl”: Trendi që po përhapet me shpejtësi

A new trend involving girls and women is spreading rapidly on social networks, especially in Northern European countries.

In Sweden, otherwise a country that protects human rights, there are many young women who are joining the trend that has become very popular on social media. It is about "soft girls", in other words: soft/fragile girls.

What is the "soft girls" trend?

Basically, the trend promotes or depicts women giving up their careers for family, a decision that is "applauded" in solidarity.

The human stories of this trend

Vilma Larsson, 25, previously worked in a grocery store, a nursing home and a factory. She quit her job a year ago to become a homemaker and says she has never been happier.

"My life is more peaceful. I don't fight about everything anymore and I'm not too stressed."

Her boyfriend works from home in finance and while he spends his days on his laptop, she is at the gym, coffee or cooking. Both grew up in small towns in central Sweden, but now travel a lot and spend the winter in Cyprus.

"Every month my partner gives me a salary from the money he makes. If I need more, I just ask. Or if I need less, I save the rest," she explains to the BBC.

While staying at home, she shares her new lifestyle on social media, where she has amassed 11,000 followers. Some of her posts have nearly 400,000 likes, though she says she doesn't earn an income from her content.

She uses the hashtags ' hemmaflickvän ' and ' hemmafru ' (Swedish word for girl and housewife) and describes herself as a "soft girl".

The "soft girl" lifestyle has been a micro-trend on social media in various parts of the world since the late 2010s, but in Sweden, the concept's recent popularity has been surprising.

"Ungdomsbarometern", Sweden's biggest annual youth survey, has shown Swedes' penchant for the stay-at-home-girl lifestyle.

 Young people, mainly between the ages of 15 and 24 are in her favor, where 14% of students aged 7 to 14 identify themselves as "soft girls". 

"It's about moving away from the 'boss girl' ideal that we've seen for many years, where there are very high demands for success in every aspect of life," Johanna Göransson, researcher at Ungdomsbarometern, explained to the BBC. "There are no official figures on the number of young people who have left work and live on income from their partners, but it is probably a relatively small percentage, still."

Reactions about the "soft girl" trend

Despite all this, the issue has caused reactions in the country, in which politicians have also been involved. Gudrun Schyman – co-founder and former chair of Sweden's feminist party, Feministiskt – believes the trend is very dangerous and "a step backwards" for gender equality.

Schyman argues that Swedish youth have been influenced by the country's right-wing coalition government, which works with the nationalist Sweden Democrats party, as well as the "broader rise" of populism in Europe and the United States. She also believes many don't know what life was like in Sweden before policies aimed at promoting gender equality, such as heavily subsidized childcare and shared parental leave, were adopted.

In addition to ideological debates, reactions also focus on the social and cultural factors that may affect young women if they give up work.

Sweden has a reputation as a country that has mastered work-life balance, with most workers taking six weeks of vacation a year and less than 1% working more than 50 hours a week.

However, Ungdomsbaromatern's research suggests increasing stress levels among young people, and Göransson believes that this trend may be an extension of recent global work trends.

Suggested Articles:

 

----soft-girl-trendi-qe-po-perhapet-me-shpejtesi-shkakton-reagime-te-forta