Fifi nuk është e shëndoshë, është thjesht plot me rima.
Këngëtarja, reperja dhe tekstshkruesja njihet për natyrën pa komplekse, aq pa komplekse sa i kushtoi një këngë faktit se s’ka ndërmend të dobësohet, “Kus Kus”.
Sot ishte e ftuar tek “Pop Culture” dhe bëri shaka me atë që s’i mbushet mendja të bjerë në peshë. Fifi- emri i plotë i së cilës është Filloreta- tha duke qeshur se nëse do të dobësohej, njerëzit do të luanin mendsh pas saj.
“E di se njerëzit do të çmendeshin pas meje”, u shpreh ajo, “Dua të kem sa më shumë njerëz normalë pranë vetes.”
Ndërsa bëhej gjthmonë e më e njohur me këngë si “Kus Kus” apo “Dashnia nuk osh’ falas”, Fifi u bë pjesë e bandës së muzikës live të “Xing me Ermalin”, ku ishte këngëtarja kryesore. Por në prill, Fifi mori vendimin të largohej.
Ajo sqaroi sot se arsyeja e vetme e largimit ishte koha. Si duket, të shtunat tani janë të prenotuara nga club-et me muzikë live për Fifin.
“Nuk më hoqi nga programi, unë s’kisha kohë të merresha me emisionin, sepse orari ishte i papërshtatshëm.”, tregoi ajo.
Një muaj më parë, Aurela Gaçe dhe Fifi publikuan këngën “S’nuk” që u kthye menjëherë në hit.