Relationships

Si u bëra burrë

Letra 1
Anabelista me pelqeu tema e sotme.dhe une do te tregoj qka do te thot te behesh burr ne nje realitet te hidhur dhe percmues,sic eshte shoqeria maqedonase per na shqipet e ilirides bash.Normal qysh ka shkolla fillore der ne fakultet e ndjen racizmin e maqedonasve.mirpo kur isha 13 vjec me vdiq babai nje ish shkrimtar dhe ndonjher edhe pijanec.te bohesh burr nk do te thot te dish vetem te mbash pergjegjsi,do te thot te mesosh te sillesh dhe te veprosh si burr me butesi logjik dhe karakter te forte.Njeri i shkathet por edhe i drejt.Ishin pikerisht ato vite te hidhura te vdekjes se babait tim,qe me mesuan cdo te thot te jesh burre.Dmth jo vetem mesova te mbaj pergjegjsit e mija dhe te familjes por hallet zhgenjimet me mesuan cdo te thot vertet te jesh burre dhe ne cdo fush te sillesh si burre.flm nqs e poston.dua te jem anomin.(aty te anabeli vetem 10% e komtuesve jan vertet burra apo ndoshta asnj)

Letra 2
Per here te fundit kam qare kur isha 15 vjec. Dhe kisha shume kohe pa qare por ate nate nuk durova me sepse ate nate babi shkeli betimin qe me pat dhene. babi ishte i alkolizuar dhe e rrihte shpesh mamin qe kur isha i vogel. motra u martua qe heret me nje djale ne tirane vetem qe te ikte nga shtepia se dhe ate e rrihte. mua nuk me rrihte sepse me merrte qe te vogel ne lokale kur shkonte pinte dhe me quante sikur isha ne anen e tij. me trajtonte si te vecante. rrija me ore ne tavoline kur ai transformohej nga nje burre i qete ne dukje e pas ca gotash ne nje njeri pa dinjitet qe u fliste budalliqe kalimtareve dhe nuk mbahej dot ne kembe. kur u rrita nuk i shkoja me mbrapa. kur isha 15 nje dite shkova dhe e ndalova kur po rrifte mamin. e shtyva se nje dore njeri ishte por nuk i thashe gjysme llafi atij. i bertita mamit qe e duronte. i fola sikur babi te mos ishte fare aty. i thashe ato qe i kisha thene kur ishim vetem qe te mos e duronte e ta linte te ngordhte se pa ate sbente dot as ushqim per vete. por ajo justifikonte babin ne vend qe te reagonte. i shava te dy dhe babi me shihte me sy te shqyer sepse me dinte akoma ate kalamanin qe i shkonte pas dhe qe e respektonte. aty kuptoi se cfare mendoja vertet per te dhe kur u be esell me kerkoi falje e qau me lot prej verteti. mu betua qe sdo ta bente me dhe e mbajti fjalen per dy muaj. me beri te ndihem familje normale me ne fund por ngadale ngadale filloi nga nje gote sot e nga dy neser, deri sa erdhi nata qe e rrahu prape mamin. ate nate nuk shkova as ti bertas dhe as ta ndaloj. lashe darken qe po haja dhe hyra ne banje. kisha kohe pa qare po aty ne dush u zbraza mire. vura nje kove plastike permbys qe te bente zhurme uji kur binte e te mos me degjonin denesat e mia. oh sa mire me beri ajo e qare. sa dhimbje se sa inat kam nxjerr me ato lot ne dush. dola nga dushi pasi u qetesova sikur skishte ndodhur gje. kur babi erdhi te justifikohej i thashe qe sdoja tia dija fare as per ate e as per mamin. fola me motren dhe pranova oferten qe me kishin bere prej kohesh qe te nisesha ne tirane tek ata. u bera burre pastaj sepse u shkeputa shpejt nga motra dhe krijova jeten time. punova e jetova me cuna te tjere me qera. isha me i pjekur ne krahasim me moshataret. qe atehere nuk kam qare me ne gjithe jeten time. jo se nuk do te doja, por nuk kam qare dot. biles nisa ti kem zet njerezit qe ankohen e bejne drama. nuk qava dot as kur vdiq babi pas 7 vjetesh, as kur shkova nje dite vetem tek varri me shpresen se mos ndieja dicka aty vetem per vetem me foton e tij, se po ndihesha ne faj. hic. asgje. thjesht nje cope gur mermeri kisha para syve qe sme ngjallte asnje ndjenje. cuditesha me robt te varret e tjera qe flisnin e qanin me pllaka mermeri. me dukeshin budallenj.

Letra 3
Nuk eshte se jam i dhen ne te shkruar shum por po ja mundoj ! Jeta ime mori nje negativitet ne momentin kur mendoja qe isha burre,por ne te vertete isha nje adoleshent qe deshironte te provonte gjithcka. Cfar do te thote gjithcka ? Po ja kur fillova te pija kafe ne lokal,me hyri vetja ne qejf fillova cigaren. Kur pash shoket me alkol,fillova alkolin. Kur pash shoket me Drog fillova drogen "marjuane,kokain" Kur pash shoket me arme,e vendosa nje ne brez por aksidentalisht u plagosa,por fatemiresisht jo rende. Kur u gjenda ne nje veshtersi kerkova shoket por ata nuk erdhen,e perballova vet cdo gje. Sot aktualisht jetoj ne kurbet "s'po them se ku " kam ndryshuar,kam hequr dore nga gjithcka,jam bere njeri i persosur per familje. Te besh gabime ne jete s do te thote qe je legen,legen je kur t shkon jeta me gjera te tilla,njeriu ka nevoje per aventura cfardo qofshin. Po deshe postoje . Anonim te lutem . ju flm

Letra 4
Mirmbrema.e bukur ajo tema... Si u bëra burrë.. Ehhh histori e gjatë..isha në Greqi . takoj një vajzë nga Rumania .... I jap 50 euro. E mbaj gjith natën e ja erdhi burrëria.... Të nesërmen isha burrë.....  Anonim se na flliqe.. Hahaha.

Letra 5
pershendetje e nderuar Zh dhe t nderuar lexues. isha 13 vjec dhe po rrija me gjyshen time e cila ne ate koh ishte ne ditet e saj te fundit. ishte shkurt dhe koh e keqe babi me mori menjan dhe me tha te keqen babi , un po shkoj te blej dicka per gjyshen (ilacet) ti rri ketu mir ? dhe kujdesu per te. Mir i thash un. iku babi shkret me biciklet dhe gjyshja filloj te perkeqesohej… hajde ketu me tha . dhe un shkova ajo me puthi dhe me tha vetem 'mos ki frik,mi mbyll syt ti tha per cfar tkem frik i thash un ajo vuri buzen ne gaz dhe syt ju veniten. un kujtova fjalen e saj dhe i mbylla syt pa ditur qe ajo kish vdekur… u ula pran sobes me dru dhe po ngrohesha dhe i thash  neno a te bej nje filxhan caj ? dhe smora pergjigje ,nenooo bertita por ajo kish ngrir. ne ate moment nk dija cte beja telefona nk kishim un ashtu i friksuar ika i zbathur dhe u fola gjitoneve . ata erdhen e regulluan me von erdhi dhe babi i cili e kuptoj cfar kishte ngjar. U trembe bir i babit ? -me tha  jo babi i thash un e nderko lotet na ran te dyve. tani u bere burr me tha kuptoj gjerat biri im…

t nesermen shkova me 3 burra qe do ti hapnim vendin nenes ne tok. dua te mar pjes dhe un u thash atyre. ik o cun loz andej me than por un i vajta afer ia mora lopaten nga dora dhe fillova te benim gropen. u ndjeva burr ne ate moment,mamin se kisha dhe isha krah i djatht per babin tim. sot kur e kujoj them me vete si arrita tja mbyll syt nenos time,si ja bera vet arkivolin etj…  isha thjesht 13 vj nderkoh 13 vjecaret e sotem………

ju faleminderit nga Elvisi 

Letra 6
Mrb Anabel ? Kam dshr tju tregoj e un histori time lidhur me temen e sotme "si u bera burr" ne super faqen tuaj  Ishte nje nat e bukur (ne fakt nje nat super e bukur per mua)  Isha ne nje feste ne nje nga klabet e (venecias te italis) kur aty duke pi me nja dy shok (shqiptar ) Kam vrejt veshtrimin e nje bukuroshe diku tuje nga un  Nejse po e shifja e aty vrejta qe edhe ajo kishte nevoj per nje lidhje  Nejs ju afrova e aty nisen biseda tona te para po benim pak mhb por nk po i tregonim njerit tjetrit qe ishe dy te huaj qe un jam (shqiptar ) e ajo (hollandeze ) At nat nk patem asgj vec berem pak mhb lidhur me punen e shkembyem nr e tel vazhduam folem rreth 4-5 e vendosem te takoeshim ne nje vend me te sigurt  E takoj ne nje kafe aty pra dhe aty po flisnim per jetet tona  Dhe aty zbuluam origjinen e njeri tjetrit  Por nuk e patem prb kete gje  Un ne at koh isha vetem 21 vjec. Qe nga ai moment filloi lidhje jon  Kam qen i lidh me te rreth 15 muajsh kemi kalu shm bukur ne pranin e njerit tjetrit  Qe nga ky moment e km kuptu qe dhe ne shqiptaret (dmth un) jemi burra se thojn disa qe nk ja u varin gocat e huaja djemve shqiptar  (por gaboeni o njeres ?) Flm Anabel nese e poston  (Me respekt Emiljo Vlor )

Letra 7
U bera burre kure piva alkol per here te pare. Dhe piva aq shume. Sa u bera tap. Dhe tha babai. U rrit cuni u be burre. Se u be tap per here te pare. Kuptohet kjo ka ndodhur para 1 muaji kur mbusha 32 vjec  Anonim te lutem !!!

Letra 8
Anabel mrb. Deri para pak kohesh isha djali i jetes se nates i rrethuar nga shum femra,i xhirove dhe portofolin e zbrazja naten mbushej diten nga babi.isha parazit i bija qylit nuk quhesha burr se tradhetia sma lejonte.por...erdhi ajo ne jeten time femra qe me beri te dashurohem me te ta respektoj dhe tme mbledhi.vazhdoj studimet e lena gjys nderkoh dhe punoj.u bera burr duke mbajtur pergjegjesi dhe duke respektuar ate qe dua.nuk pres nga te tjeret. U bera burr duke mbajtur mbi supe dhe hallet e familjes dhe jo duke mos car me kok.ajo femer me ndryshoj dhe per kete gje jam sh krenar qe e kam ne krah. Zoti ju bekoft!gezuar Bajramin 

Letra 9
Mirmbrema Anabel....dua tu them historin time si u bera burre....qe foshje babai im me thoshte..kur tfejoj ty kur tfejoj ty..dmth gjithmon me permendte fejesen.....kur mbusha 15 vjec u lidha me nje vajz edhe si duke ba shaka si cdo moshatar i imi dhe zgjati nja 6 muaj dhe u bera 16 vjec dhe babai e kuptoi..me pyeti edhe i tregova qe jam i lidhun....direkt e ftoj per kafe babin e vajzes edhe shkoj e lypi vajzen tek shtepia..un nfillim kundershtova por babai ngulte kembe....por nga "dashuria " asaj moshe pranova....i fejuar 16 vjec 17 vjec 18 vjec edhe kur bera 19 vjec u ndava sepse kisha me shum se 1 vit e gjyse qe nuk po pushonin grindjet por smundenim mu nda se ishte "TURP"......."BURRERIA IME" anonim tlutem se dhe sot qe jam 21 vjec e kam peng kete histori

REELS

E lexuat dhe ju atë që lexuam ne?! 😳 Nëse taksia vonon më shumë se 10 minuta… udhëtimi është FALAS! 🚕🔥 Vetëm te @speedtaxi24h ndodh kjo!

😂😂

Fëmijët në panik! 😂😂😂 Të vegjlit vrapojnë, fshihen dhe qajnë pasi panë për herë të parë një grua të bardhë në shkollën e fshatit në Laos.

Kim me prerje te re

Turisti komplimenton vajzat shqiptare 🇦🇱 dhe bëhet viral

Refuzimi më me edukatë ever 😂

E dini vetë se kë bëji tag 🫠

Kur ngelesh veç me një pëllumb😂 #Albanianlife #Toxicex

Ishin fajtorë, por sidoqoftë nuk është ky qëllimi

Mos rrini kot, bëhuni kreativë me shoqërinë! 🤨