Health

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori shtesë që mund të mos largohen lehtë. Sipas studimeve, shtimi në peshë gjatë kësaj periudhe shpesh mbetet për pjesën tjetër të vitit, duke kontribuar në akumulimin e kilogramëve të tepërt gjatë jetës. Megjithatë, ka mënyra efektive për të shmangur këtë efekt festiv pa hequr dorë nga kënaqësitë e tavolinës.

Çfarë thotë shkenca?

Një studim nga “National Institute of Health” zbuloi se njerëzit shtojnë mesatarisht një kilogram deri në Vitin e Ri dhe ky kilogram shpesh nuk largohet. Po ashtu, një rishikim sistematik i botuar në revistën Nutrients tregoi se ngrënia e tepërt gjatë festave është një praktikë globale, e nxitur nga stresi, devijimi i rutinës dhe mendësia “Do filloj dietën nga janari”.

Këshilla për të ruajtur ekuilibrin:

1. Planifikoni ditën ushqimore: Nëse e dini që do të keni një darkë të bollshme, konsumoni porcione më të vogla gjatë ditës.

2. Përfshini ushqime të shëndetshme: Filloni vaktin me një sallatë ose rrisni porcionet e perimeve në pjatën tuaj.

3. Kujdes me pijet: Kontrolloni sasinë e pijeve të ëmbla apo alkoolit dhe alternojini me ujë ose pije të ulëta në kalori.

4. Kryeni aktivitete fizike: Organizoni aktivitete me të afërmit, si ecje, patinazh ose lojëra që ju mbajnë aktivë.

5. Shmangni nepsin e pavetëdijshëm: Evitoni ngrënien e ushqimeve të larta në kalori gjatë shikimit të televizorit.

6. Rifitoni rutinën e gjumit: Sigurohuni të flini të paktën 7 orë për të shmangur oreksin e shkaktuar nga mungesa e gjumit.

Pesha që shtohet gjatë festave mund të mos largohet lehtë, por me disa hapa të thjeshtë dhe të qëndrueshëm mund të shijoni periudhën festive pa sakrifikuar shëndetin tuaj. Përfshini këto këshilla në përditshmërinë tuaj dhe mbani ekuilibrin midis kënaqësisë dhe kujdesit për veten.

REELS

“Mos ik o trim”

I mbani mend???

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

How to avoid weight gain during the holidays?

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

The holidays are synonymous with tables full of food, endless drinks and tempting sweets, but with these pleasures come some extra calories that may not go away easily. According to studies , weight gain during this period often remains for the rest of the year, contributing to the accumulation of extra pounds during life. However, there are effective ways to avoid this festive effect without giving up the pleasures of the table.

What does science say?

A study by the National Institute of Health found that people gain an average of one pound by New Year's, and that pound often doesn't go away. Also, a systematic review published in the journal Nutrients showed that overeating during the holidays is a global practice, fueled by stress, routine deviation and the "I'll start dieting in January" mindset.

Tips to maintain balance:

1. Plan the food day: If you know you will have a large dinner, consume smaller portions during the day.

2. Include healthy snacks: Start the meal with a salad or increase the servings of vegetables on your plate.

3. Be careful with drinks: Control the amount of sweet drinks or alcohol and alternate them with water or low-calorie drinks.

4. Do physical activities: Organize activities with relatives, such as walking, skating or games that keep you active.

5. Avoid unconscious gluttony: Avoid eating high-calorie foods while watching TV.

6. Get your sleep routine back: Make sure you get at least 7 hours of sleep to avoid sleep-deprived appetite.

Holiday weight gain may not come off easily, but with a few simple and consistent steps you can enjoy the festive season without sacrificing your health. Incorporate these tips into your daily routine and maintain a balance between pleasure and self-care.