Hiqni tutje akulloren, DVD-të me filma romantikë, këngët e Katy Perry-t në sfond, ushqimet pa fund apo ndonjë ritual tjetër cliché, pasi tani ka prova shkencore, që tregojnë se mënyra më e mirë për të kaluar një ndarje, është të gjesh një të dashur të ri.
Sipas një studimi të publikuar në Revistën e Marrëdhënieve Shoqërore dhe Personale, njerëzit që rrinë single për pak kohë pas ndarjes, e marrin veten më shpejt se ata, të cilëve ju duhet shumë kohë për të rifilluar takimet. Studiuesit vëzhguan një grup prej 313 personash, single dhe në marrëdhënie, për të zbuluar se si një marrëdhënie e re ndikonte te personat e ndarë. Ata zbuluan se njerëzit me një partner të ri, i kishin mbyllur historitë me ishin dhe ishin më të shëndetshëm psikologjikisht.
Morali: Të gjithëve iu nevojitet një periudhë qetësie post-ndarjeje, por shikoni ca seri nga seriali i preferuar, pini një apo dy shishe verë dhe dilni në takim. Janë urdhërat e mjekut!
Burimi: Elle