Lifestyle

Si të kujdesemi për një orkide

Orkidetë konsiderohen si lule që nuk jetojnë shumë nga momenti që i blejmë, por në fakt jetëgjatësia e tyre e shkurtër vjen nga ujitja në mënyrë jo të duhur. Çelësi i ujitjes së çdo lloj bimeje është të rikrijoni mjedisin e tyre natyral brënda shtëpisë. Orkidetë rriten në tropikë dhe subtropikë, ku temperaturat janë të ngrohta deri tek të nxehta, por edhe një ambjent i lagësht në sezonet e shirave. Kështu që këshillat që mund të keni lexuar ndokund në internet, për të vendosur kuba akulli në vazot e tyre do të dështojnë sepse në Amerikën Qëndrore nuk ka kuba akulli që bien nga qielli.

Në fakt, përkujdesja e orkideve është shumë e thjeshtë.Pavarsisht llojit të orkidesë që ju mund të zotëroni, ndjekja e këtyre rregullave ju siguron se do e keni atë për shumë vite.

Rregullat:

Kur ta ujisni: Orkidetë duhet të ujiten kur dheu në vazo fillon të thahet.

Si ta kuptoni nëse është tharë aq sa duhet: Nëse dheu duket i thatë apo ka filluar të kriset atëherë duhet të ujitet. Gjithashtu mund ta dalloni duke ngritur vazon, nëse e ndjeni më të lehtë se zakonisht apo kur ngulni një laps në dheun e vazos dhe ai del i thatë, është një shënjë tjetër se është koha ta ujisni sërish.

Çfarë kohe të ditës: ujiteni në mëngjes që lagështia të kalojë më lehtë nëpër gjethe.

Si ti ujisni: Vendoseni në lavaman ose në një enë me ujë vazon me orkide për 15 sekonda dhe më pas largojeni që aty për ta lënë të qëndrojë në qetësi rreth 15 minuta. Kjo në mënyrë që të absorbojë ujin në të gjithë masën e dheut.

Çfarë lloj uji: Uji i rubinetit është shumë i mirë. Mos përdorni ujë të distiluar kurrsesi.

Konsiderimet sezonale: Ujiteni më shpesh kur temperaturat janë të larta dhe më rrallë kur ato janë të ulta.

Burimi: Domaine Home

REELS

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

Supermodelja afrikano-jugore Candace Swanepoel e ka ruajtur me se miri imazhin e ideales se Victoria Secret: Embelsi ne portret, linja perfekte, ecje perfekte, floke perfekte. Ishte wow! 36-vjecarja nene e dy femijeve deshmoi jo vetem per genet e jashtezakonshme, po edhe disiplinen qe ka e qe e ndihmon te jete ne kete forme te mahnitshmw.