
Gjatë një bisede me Kate Hudson, në shfaqjen e filmit "Song Sung Blue", Demi Moore ka treguar disa kujtime nga e kaluara e largët kur ende ishte e martuar me Bruce Willis.

Ajo zbuloi se ky film zinte një vend të veçantë në zemrën e saj dhe arsyeja lidhej me disa kujtime nga e shkuara.
“Është diçka pak personale, por Bruce kishte çdo javë ditën e 'Neil Diamon'”, tregoi ajo.

Neil Diamond publikoi këngën “Song Sung Blue”, që frymëzoi titullin e filmit, në vitin 1972.
“Teksa shikoja filmin, vazhdimisht më kujtohej kur ai e vendoste 'Neil Diamond'-in me zë të lartë dhe unë i thosha: ‘Çfarë po ndodh?’ dhe ai më thoshte: ‘Jo, sot është dita e Neil Diamond.’”
Sipas Daily Mail, ajo shtoi se Willis e dëgjonte "Neil Diamond" gjatë gjithë ditës.
"E vazhdoi këtë për vite me radhë. Ishte një fans i madh i Neil-it. Dhe unë gjithashtu!”
Demi Moore dhe Bruce Willis qëndruan të martuar për 13 vite dhe kanë tre vajza.
Ish-çifti ruajti një marrëdhënie mjaft të mirë pas divorcit.
“Ende e dua Demi-n. Jemi shumë të afërt. Kemi tre fëmijë që do të vazhdojmë t’i rrisim bashkë dhe ndoshta jemi po aq të afërt tani sa kemi qenë ndonjëherë. E kuptojmë se kemi një angazhim të përjetshëm ndaj fëmijëve tanë. Miqësia jonë vazhdon. Institucioni është lënë mënjanë,” tha Bruce Willis për Rolling Stone në dhjetor 2000.
Moore mori pjesë në dasmën e tij me Emma Heming Willis në vitin 2009, së bashku me bashkëshortin e saj të atëhershëm, Ashton Kutcher.

“Jemi bërë si një fis,” tha ai për W Magazine në qershor 2009, pas martesës me Heming Willis, me të cilën ka dy vajza.
