Metropolitan

Si rrallëherë, Miley Cyrus reagon pas zërave për marrëdhënie e ndërlikuar me familjen

Si rrallëherë, Miley Cyrus reagon pas zërave për

Miley Cyrus zgjodhi që më në fund të reagojë publikisht, pas thashethemeve të shumta që gëlojnë mbi marrëdhënien e saj me prindërit. Këngëtarja, 31 vjeç, publikoi një deklaratë publike në Instagram të shtunën, më 10 maj, duke adresuar pretendime të pavërteta për nënën e saj, Tish Cyrus, ndërsa dha edhe një përditësim për marrëdhënien e saj me babain, Billy Ray Cyrus.

Si rrallëherë, Miley Cyrus reagon pas zërave për

“Rrallëherë komentoj mbi thashethemet, por unë dhe nëna ime jemi shumë të lidhura për të lejuar që diçka të na ndajë,” filloi Miley deklaratën e saj. “Ajo është shoqja ime më e mirë. Si shumë nëna, ajo nuk di të përdorë mirë telefonin dhe në një mënyrë a tjetër, më hoqi nga Instagram-i — (kaq) e thjeshtë, e rastësishme dhe e parëndësishme”, u shpreh ajo, referuar faktit që e ëma e kishte hequr nga Instagram-i.

Edhe pse Tish, 57 vjeç, u shpreh se “nuk e kishte idenë se si kishte ndodhur” dhe se problemi ishte “rregulluar”, sërish thashethemet nuk u ndalën. Në të njëjtën ditë kur ndodhi incidenti, i ati i Miley-t, Billy Ray, 63 vjeç, publikoi një video të vjetër të këngëtares dhe më tej, një selfie. Duke qenë se marrëdhënia e saj me të atin ka ngjallur gjithnjë zëra dhe spekulime, Miley foli edhe për të, duke pranuar se “kanë pasur sfidat e tyre ndër vite”.

“Unë dhe im atë kemi pasur sfidat tona ndër vite. Tani që jam në të tridhjetat, familja është prioriteti im. Jam në paqe me faktin që urat janë ndërtuar dhe koha ka shëruar shumë gjëra. Jam mirënjohëse për shëndetin dhe dashurinë që rrjedh në familjen time.”

Si rrallëherë, Miley Cyrus reagon pas zërave për

Miley ka folur edhe më parë mbi këtë marrëdhënie në një intervistë me David Letterman. Ajo u shpreh për “My Next Guest Needs No Introduction” për ndikimin që i ati kishte në karrierën e saj, si dhe u shpreh se prej tij ka trashëguar “narcizmin”.

 

REELS

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Djemtë po rriten me influencer që normalizojnë dhunën. Le t’i udhëzojmë para se interneti ta bëjë këtë për ne.   #asnjejustifikim për dhunën online

GIVEAWAY TIME! Imagjino të futesh në Instagram, të bësh 2 follow dhe të përfundosh me një iPhone 17 Pro Max. @nextgift.al e ka seriozisht. Good luck, njerëz të mirë! Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

@perla.shop.albania godet sërish! Këtë herë me “FROZEN”, që nuk është thjesht një koleksion - është art në dëborë!❄️ Kush tha se në dimër s’mund të dukesh stylish? Perla ju vërteton të kundërtën. Shkarkoni aplikacionin Perla Shop në App Store ose Play Store, për të zbuluar koleksionin e plotë!

Copyright @dualipa

As is rare, Miley Cyrus reacts to rumors of a complicated relationship with her family

Si rrallëherë, Miley Cyrus reagon pas zërave për

Miley Cyrus has finally decided to speak out publicly after the many rumors swirling about her relationship with her parents. The singer, 31, posted a public statement on Instagram on Saturday, May 10, addressing false allegations about her mother, Tish Cyrus, while also giving an update on her relationship with her father, Billy Ray Cyrus.

Si rrallëherë, Miley Cyrus reagon pas zërave për

"I rarely comment on rumors, but my mom and I are too close to let anything separate us," Miley began her statement. "She's my best friend. Like a lot of moms, she doesn't know how to use her phone well, and somehow, she unfollowed me — (so) simple, random, and insignificant," she said, referring to the fact that her mother had unfollowed her.

Although Tish, 57, said she had "no idea how it happened" and that the problem had been "fixed," the rumors still didn't stop. On the same day that the incident occurred, Miley's father, Billy Ray, 63, posted an old video of the singer and then a selfie. Since her relationship with her father has always been the subject of rumors and speculation, Miley also spoke about it, admitting that "they've had their challenges over the years."

“My father and I have had our challenges over the years. Now that I am in my thirties, family is my priority. I am at peace with the fact that bridges have been built and time has healed many things. I am grateful for the health and love that flows through my family.”

Si rrallëherë, Miley Cyrus reagon pas zërave për

Miley has previously spoken about the relationship in an interview with David Letterman. She spoke on "My Next Guest Needs No Introduction" about the influence her father had on her career, and said she inherited "narcissism" from him.