Metropolitan

Si i ndihmon krijuesit kjo kamera të arrijnë përmbajtje unike për rrjetet sociale

Si i ndihmon krijuesit kjo kamera të arrijnë përmbajtje unike

Kontenti i krijuar me një Galaxy S25 Ultra kalon pritshmëritë e gjithkujt dhe nuk i ngjason asgjëje që keni parë deri më tani 

Në botën dinamike të rrjeteve sociale, të pasurit një telefon të fuqishëm është thelbësore. Krijimi i përmbajtjes, falë një kamere smartfoni që ofron cilësi të lartë dhe rezultate profesionale është punë e shumë të rinjve ditët e sotme, ndaj mos u habisni nëse ata investojnë në telefonë që kushtojnë, për të fituar akoma më shumë. Samsung Galaxy S25 Ultra është ndërtuar jo vetëm për t’ju dhënë zgjidhje praktike dhe efikase në çdo situatë, por edhe për t’ju ndryshuar përditshmërinë tuaj e duke j’ua bërë këtë të fundit më cool. Duke kombinuar harduerin e avancuar me përmirësimet e fuqizuara nga AI, ky smartphone ndihmon përdoruesit të kapin dhe të editojnë përmbajtje mahnitëse pa shumë mundim. Nga fotografia ultra e detajuar deri te videot kinematografike, gjenerata e Samsung S25 vendos një standard të ri për krijimin e përmbajtjes në rrjetet sociale.

Si i ndihmon krijuesit kjo kamera të arrijnë përmbajtje unike

Kamera 200MP: Fotografi të nivelit DSLR në një smartfon

Në zemër të Galaxy S25 Ultra qëndron një kamer kryesore 200MP, i cila ofron një rezolucion dhe qartësi të pakrahasueshme. Pavarësisht nëse shkrepni në rezolucion të plotë apo duke përdorur Virtual aperture për të kombinuar disa piksela për më shumë detaje, ju mund të realizoni imazhe mbresëlënëse që konkurrojnë me kamerat profesionale. Ky sensor me rezolucion ultra të lartë siguron që edhe pas prerjes ose zmadhimit, imazhet ruajnë cilësinë e jashtëzakonshme—perfekte për postime me cilësi të lartë në Instagram, miniatura për YouTube ose imazhe të detajuara për Pinterest.

Përpunimi inteligjent i imazheve me AI: Perfeksion automatik në çdo shkrepje

Galaxy S25 Ultra përdor AI të avancuar për të përmirësuar çdo shkrepje automatikisht. Veçori si: ProVisual Engine që rregullon dinamikisht ngjyrat, Nightography 2.0 për foto të qarta në ndriçim të ulët janë vetëm disa nga modalitetet që kanë në thelb inteligjencën artificiale dhe na e bëjnë krijimin e kontentit më të lehtë. Për më tepër, AI-assisted framing suggestions ndihmon përdoruesit të kompozojnë fotografi të përsosura, duke e bërë çdo postim vizualisht tërheqës.

Si i ndihmon krijuesit kjo kamera të arrijnë përmbajtje unike

Kapacitet i paparë zmadhimi për shkrepje të jashtëzakonshme

Shpesh herë ngjarjet që duam të tregojmë ndodhin jo përpara këmbëve tona. Imagjinoni një grup delfinësh që notojnë disa metra larg jush, teksa ju jeni duke qëndruar buzë bregut, por telefoni juaj nuk arrin të kapë atë që shohin sytë tuaj.. Ah sa keq. Ju nuk mund ta dokumentoni këtë shfaqje spektakolare dhe as t’ia tregoni dikujt. Por nëse keni një nga pajisjet e Samsung Galaxy S25, kjo video e sigurtë që do të ishte shndërruar në virale brenda pak minutave. Galaxy S25 Ultra është një revolucion. Pajisja ofron 5x dhe 10x zmadhim optik për shkrepje të pastra telefoto. Sapce Zoom deri në 100x, duke ruajtur detajet edhe në distanca ekstreme. Kjo do të thotë se, qoftë duke kapur një peizazh urban, një koncert, apo natyrën e egër, S25 Ultra ju lejon të afroheni më shumë pa humbur cilësinë.

Video kinematografike në 8K & 4K për përmbajtje profesionale

Në epokën e TikTok, YouTube Shorts dhe Instagram Reels, cilësia e videos është po aq e rëndësishme sa ajo e fotove. Galaxy S25 Ultra ofron veçori video të nivelit kinematografik, përfshirë: Regjistrim në 8K për klipe ultra të detajuara, stabilizim të fuqizuar nga AI, për të eliminuar dridhjet e kamerës, mbështetje HDR10+, për ngjyra të gjalla dhe kontraste të thella, Auto Framing siguron që të jeni gjithmonë në fokus, ndërsa AI-poëered noise reduction filtron zhurmat e sfondit për një audio të pastër.

Si i ndihmon krijuesit kjo kamera të arrijnë përmbajtje unike

Me këto e të tjera mjete të integruara, krijuesit mund të prodhojnë përmbajtje profesionale pa pasur nevojë për aplikacione ose programe të ndërlikuara editimi. Samsung Galaxy S25 Ultra nuk është thjesht një smartfon—është një mjet i fuqishëm për krijimin e përmbajtjes. Me një kamerë 200MP të fuqizuar nga AI, zmadhim të avancuar, dhe veçori video të nivelit profesional, ai u lejon krijuesve të prodhojnë përmbajtje perfekte për rrjetet sociale me lehtësi. Nëse jeni një influencues, një fotograf profesionist, apo thjesht dikush që dëshiron të kapë dhe ndajë imazhe dhe video të mahnitshme, Galaxy S25 Ultra është pajisja e fundit për të çuar krijimin e përmbajtjes në një nivel tjetër.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vitizoni https://www.samsung.com/al/.

REELS

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco