Letra e mëposhtme është shkruar nga Sarah Dunton për The Lily.
Ironia mizore e vdekjes së nënës sime, ishte se ndodhi fiks në kohën kur më duhej më shumë. Ime më vdiq dhjetë vite më parë, kur ajo ishte 57 vjeçe dhe unë 21. U diagnostikua me kancer në gji kur unë isha 9 vjeç, por përgjatë viteve, u shërua plotësisht.
Pas 11 vitesh të shëndetshme, filloi të ndihej keq dhe pak kohë më vonë këtyre simptomave u diagnostikua me kancer të avancuar të zorrës së trashë. Për një vit e gjysmë iu nënshtrua njnë sërë operacionesh të dhimbshme dhe kimioterapisë. Në një prej këtyre seancave më tha se do të më duheshin pesë vite të merrja veten nga vdekja e saj. është akoma e vështirë ta kujtoj nënën time si ishte asokohe – në dhimbje mbytëse, por duke luftuar si kampione. Duku kujtuar dijen që ajo ndau me mua, frymëzuar nga vdekja e nënës së saj, ç’më tha u kthye në gur themeli për mua përgjatë këtyre dhjetë viteve.
Nëna ime ishte e përkryer, një këshilluese karriere e certifikuar. I ofronte dije të pakufi kujtdo që i nevojitej, por gjithmonë duke i paraprirë me, “A mund të bëj një sugjerim?” Që kur nëna ime u nda nga jeta, shumë gra në zi m’u afruan kur panë tek unë dhimbje dhe konfuzim. Ndonjëherë donin këshilla. Herë të tjera thjesht donin të flisnin me dikë që kishte përjetuar të njëjtën gjë si ato.
Ja ç’u them: Të të vdesë nëna është si të trajnohesh për një maratonë vuajtjeje në të cilën as që do të marrësh pjesë. E mira e të mirave është të nisësh ngadalë dhe me hap të qëndrueshëm. Me kalimin e kohës, do të forcohesh dhe do ta mësosh zemrën të ndjejë emocione të pakëndshme dhe të paftuara. Në momentin që kalon kjo, do të jesh e aftë të fusësh ndjesitë më të panjohura, më të rënda në tru.
Deri atëherë, disa sugjerime:
Kujdesu për veten
Edhe pse duket sikur, bota nuk ndalon së rrotulluari ditën kur nëna jote ndahet nga jeta. Faturat vijnë, rrobat bëhen pirg. Mbaj një dialog të hapur me njerëzit pranë teje, në shtëpi, punë dhe shkollë. Kërko për ndihmë kur ke nevojë dhe mos ki frikë të sprapsesh kur ndihesh e barrosur. Nëse ke probleme me kufijtë emocionalë, kërko ndihmën e dikujt tjetër. Dhe nëse s’ndihesh mirë askund, mos ki turp të konsultohesh me një specialist të shëndetit mendore.
Vajtimi është punë e vështirë. Mos harro mirëqenien tënde fizike dhe emocionale teksa je në zi. Mbi të gjitha, ndiq instinktet. Nëse do të rrish në krevat gjithë ditën dhe të hash biskota duke qarë, rri. Të nesërmen ama, bëj një dush, vish rroba të lara dhe tako një shoqe.
Zihu me një fantazëm pa u ndjerë keq
Pesë fazat e vajtimit nuk ndodhin sipas rendit në jetën reale. Kam shpenzuar goxha kohë në dhjetë vitet e shkuara duke u zënë me time më kur jam ndjerë e nevrikosur, e trishtuar, e konfuzuar apo zemërthyer. Zenkat ishin të njëanshme, por si biseda imagjinare – që ndodhën në ditare, në kokën time apo në dush – ishin jetësore që unë të zgjidhja problemet që hasa me veten pas vdekjes së nënës sime. Faji rikthehej gjithmonë. A mund të kisha qenë një vajzë më e mirë kur ajo ishte gjallë? A do të ishte krenare apo e zhgënjyer për zgjedhjet e mia? Teksa stërmundohesha me këto emocione komplekse, kuptova vlerën e procesimit të gjithë gjërave që ndjeja, sado absurde apo normale të dukeshin.
Mos mbaj asgjë brenda (përveçse një pako facoleta)
Trishtimi do të të godasë në momente të papërshatshme dhe të papritura. Një herë fillova të qaj në një dyqan rrobash. Një nga shitëset aty më ofroi një sprucim Fracas nga Robert Piguet, parfumi i preferuar i nënës sime. Menjëherë m’u mblodhën lotët në sy dhe fillova të mendoja për aromën që ime më vinte kur më përqafonte ngrohtësisht.
E qara është pastruese. Akoma mbaj me vete facoleta për momente të tilla. Mos u shqetëso, trishtimi do të zbehet me kalimin e kohës. Imazhet, tingujt dhe aromat që dikur të mërzisnin në zemër, do të të sjellin gëzim.
Shpërqëndro veten
Zgjidh diçka që i bën të tjerët të varen nga prezenca jote. Sigurohu të sfidosh mendjen dhe trupin, të dalësh nga zona jote e komfortit. Bëj diçka që të nxjerr nga vetja, qoftë punë vullnetare, sport apo thjesht një film në javë me një mikeshë.
Marrëdhëniet e tua do të ndryshojnë
Disa njerëz nuk dinë ç’të thonë ose kanë frikë mos thonë gjënë e gabuar. Disa miq ose familjarë të tutë mund të tërhiqen. Mos ua merr për keq. Disa miq mund të zhduken. Thjesht ki parasysh se njerëz të tjerë që të mbëstesin realisht do të shfaqen me kalimin e kohës.
Ndarjet do të jenë më të vështira
Me nënë ose pa, ndarjet ta shpifin. Si grua që ka kaluar kohë në zi e duke vajtuar do të kesh një sens të tepruar fundi, trishtimi dhe humbjeje. Një ndarje do të jetë një nga ato eventet që të ndryshojnë jetën, që të bëjnë të duash që nëna jote të jetë sërish gjallë.
Ndjesia e vetes do të ndryshojë
Kush ishe para se nëna jote të vdiste është tjetër njeri nga ajo që do të jesh kur ajo të mos jetë më me ty. Do ta shohësh botën me tjetër sy dhe pa dyshim do të bëhesh më e cënueshme dhe empatike. Në të njëjtën kohë, do të kuptosh vdekshmërinë tënde dhe do të fillosh të shmangësh njerëzit që të harxhojnë kohën.
Askush s’mund ta zëvendësojë nënën tënde, por lëri të tjerët të përpiqen
Absolutisht, askush s’mund ta mbushë vendin e lënë bosh nga nëna jote. Por lëri njerëzit që duan të përpiqen, të përpiqen. Tezja ime njëherëazi dhe kumbara ime kanë qenë mbështetësit e mi më të mëdhenj. Udhëheqja e saj, me ndihmën e miqve të nënës sime, më ndihmoi të rifitoja vetëbesimin dhe më dhanë këshillat që më nevojiteshin.
Si e kujton dhe e nderon nënën tënde është zgjedhja jote
Nuk ka mënyrë të saktë për të nderuar nënën tënde. Mund të dalësh e të bësh qejf për ditëlindjen e saj apo ditën që vdiq. Mund të zgjedhësh të mos bësh asgjë. Unë ndjek dy rrugë. Si fillim, flas shumë për të. Dua që njerëzit në jetën time ta njohin. Jam kush jam, prej saj. së dyit, vë bizhuteritë e saj. Është një mënyrë e mirë për të kujtuar stilin dhe shijen e saj. Për 21 vite ishte pranë meje dhe prezenca e saj ishte një dhuratë e vyer.