Lifestyle

Si duket një lokal i frymëzuar 100% nga 'Stranger Things'? Kështu!

Si duket një lokal i frymëzuar 100% nga 'Stranger Things'?

Fansat japonezë të "Stranger Things" tani mund të shijojnë një kafe nën energjinë e detajeve të serialit të famshëm dhe meloditë retro të viteve 1980. Siç e lexuat, në Tokio është hapur një bar i frymëzuar 100% nga seriali horror i Netflix. 

"Stranger Things" është në krye të listës nga 10 serialet më të pëlqyer në Japoni që prej daljes së sezonit të katërt në maj. Si duket një bar-kafe e frymëzuar nga tyre?

Si duket një lokal i frymëzuar 100% nga 'Stranger Things'?
Në cep të fotos, vini re alfabetin me drita

Brenda tij ka imitime të vogla të dyqaneve dhe detajeve të tjera që shfaqen në serial, i cili u xhirua në qytetin fiktiv të Hawkins, Indiana. Atmosfera e kafes, ngjyrat e ambjentit dhe çdo detaj tjetër të kujton menjëherë personazhet dhe ndodhitë e tyre të mistershme.

Vizitorët mund të bëjnë fotografi pranë në shumë kënde të lokalit ku janë vendosur përbindëshat identifikues me "Stranger Things" dhe sigurisht që kënga që përsëritet më shumë është ajo e  Kate Bush, "Running Up That Hill".

Si duket një lokal i frymëzuar 100% nga 'Stranger Things'?
Njësoj si fëmijët e famshëm të Hawkins, edhe ti mund t'i japësh biçikletës atje

Ata që duan të konsumojnë diçka për të ngrënë mund të porosisin pasta në formën e kokës së mostrës së serialit ose Waffle-in aq të dëshiruar nga Eleven.

Për të reduktuar përhapjen e Covid-19, bari i kërkon vizitorëve të rezervojnë para pasi lejohen vetëm 20 persona brenda 1 ore. Eshtë traditë e vjetër e Tokios të ndërtojë të tilla restorante dhe kafene duke nisur nga kamerierët e veshur si ninja e deri tek pjatat e servirura me shumë fantazi brenda.

Burimi: CNN

REELS

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!

🆕Fresh start marketing pack! Më shumë promovim, më shumë rritje, më shumë klientë të rinj! 📈 Për më shumë info na telefononi në +355 0697070150

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Vetëm ky s’lodhet kurrë! Ky është THE ONE! Gjithë pyetjet e tjera bëjani @smartentry_al ndërkohë që shihni sesi e bën shtëpinë xixë!

What does a bar 100% inspired by 'Stranger Things' look like? So!

Si duket një lokal i frymëzuar 100% nga 'Stranger Things'?

Japanese fans of "Stranger Things" can now enjoy a coffee under the energy of details of the famous series and retro tunes of the 1980s. As you read, a bar inspired 100% by the Netflix horror series has opened in Tokyo. 

"Stranger Things" has topped the list of the 10 most popular series in Japan since the release of its fourth season in May. What does a coffee bar inspired by "Stranger Things" look like? 

Si duket një lokal i frymëzuar 100% nga 'Stranger Things'?
In the corner of the photo, notice the alphabet with lights

Inside it are small imitations of stores and other details that appear in the series, which was shot in the fictional town of Haekins, Indiana. The atmosphere of the cafe, the colors of the environment and every other detail immediately reminds you of the characters and their mysterious happenings.

Visitors can take pictures next to the many corners of the bar where the monsters identified with "Stranger Things" are placed and of course the most repeated song is that of Kate Bush, "Running Up That Hill".

Si duket një lokal i frymëzuar 100% nga 'Stranger Things'?
Just like the famous kids of Hawkins, you too can give the bike there

Those looking to grab a bite to eat can order pastries in the form of the series' sampler head or Eleven's much-desired Waffle.

To reduce the spread of Covid-19, the bar asks visitors to reserve money as only 20 people are allowed in 1 hour. It is the old tradition of Tokyo to build such restaurants and cafes starting from the waiters dressed as ninjas to the dishes served with a lot of fantasy inside.

Source: CNN