Lidhja e sapozbuluar e Rihanna-s me biznesmenin Hassan Jameel nuk ka dëshpëruar vetëm Naomi Campbell-in (lexo këtu).
Në një univers paralel, Rihanna ishte e dashura e Noizy-t dhe ai s’mund t’ia falë tradhtinë. Siç këndon Meat Loaf: "I could do anything for love, but I won't do that" (Për dashurinë ç'nuk do bëja, vetëm këtë jo)
Reperi e ofendoi këngëtaren në një postim në Instastory në mënyrën origjinale shqiptare:
“Më ka tradhtuar kjo Buçja”, shkruan ai në videon në makinë, ndërsa dëgjon këngën “Wild thoughts” të Rihanna-s.
Si çdo i dashur zemërthyer, Noizy e bëri gjithë rrugën duke dëgjuar këngë të Rihanna-s. Shikoni ç’melankoli dhe trishtim miklohen në fytyrën e tij, ndërsa dëgjon “Man down” të ish-të dashurës tradhtare.
Pikërisht për të tilla raste ne shqiptarët kemi perla të vërteta që burojnë nga gurra e shpirtit artistik të popullit, si përshembull: “Sa katile” e Muharrem Ahmetit.