Këngëtari George Michael, 53 vjeç, ka vdekur në orët e para të mëngjesit të së hënës në shtëpinë e tij.
Ylli i popit, që e nisi karrierën me grupin “Wham” në vitet ‘80, me një karrierë akoma dhe më të suksesshme solo, u largua nga jeta pikërisht në ditën e Krishtlindjeve. Ka qenë publicisti i tij ai që konfirmoi lajmin, i cili tronditi adhuruesit e muzikës në të gjithë botën.
Michael, emri i vërtetë i të cilit ishte Georgios Kyriacos Panayiotou, lindi në Londrën veriore dhe ka shitur mbi 100 milionë albume gjatë gjithë karrierës së tij të shtrirë në katër dekada. Fillimisht ai e arriti famën në grupin e krijuar me shokun Ridgeley, para se të niste karrierën solo me albumin "Faith", në vitin 1987.
I bekuar me një pamje që bënte për vete miliona fansa dhe me një zë të mrekullueshëm, perfomarncat e tij ishin më të preferuarat e koncerteve live. Megjithatë, kishte momente kur beteja e tij me drogën kërcënonte të eklipsonte talentin që kishte për muzikën. Dy këngët e tij të famshme Careless Whisper dhe Fastlove, si dhe bashkëpunimet me Aretha Franklin dhe Elton John, i dhanë atij tre çmime Brit dhe dy çmime Grammy.
George pati një jetë të trazuar dhe problem të vazhdueshme me autoritetet. Ai u dënua për konsumim të lëndëve narkotike, ndërkohë që në 2010-ën, kreu 8 javë burg për një aksident me makinë të shkaktuar nën efektin e drogës dhe alkoolit.
Menjëherë pas lajmit tragjik, njerëz të famshme të muzikës, por edhe miliona fansa të tij në të gjiithë botën, nderuan këngëtarin nëpërmjet dedikimeve në rrjetet sociale.
Më poshtë gjenden këngët më të njohura të George Michael.