Madonna. Sinonim i një gruaje të fortë, këmbëngulëse, shumë kërkuese. Për vite me radhë është përfolur shumë për karakterin e saj të vështirë, për 'torturat' ndaj bashkëpunëtorëve, për sjelljet prej dive- por siç tregojnë kërcimtarët e saj prej vitesh, Madonna duhet të jetë e tillë për të qenë një diva.
'Ka qenë shumë tip i vështirë', thotë kërcimtari Luis Camacho për People, 'Kur i duhej të punonte fort për t'u bërë Madonna, kështu ka qenë. Por ne e dinim se ajo kishte shumë gjëra përsipër, ndaj nuk ia merrnim asgjë për keq, sepse ajo duhej t'i bënte gjërat siç duhej. Edhe për ne kështu ishte: Duhet t'i bënim gjërat saktë, për dhe me të'
Kërcimtari Kevin Stea, tregon se për të, Madonna është kthyer në një idhull: 'Jeta ime ka njohur një liri të paparë që kur e kam njohur (...) E shikoj si një shembull të fuqishëm force dhe vullneti, të dikujt që mund të jetë tmerrësisht ekspresive në mes të kritikave dhe gjithë 'JO'-ve që jep bota'
Ata kanë punuar me ikonën e pop-it që në fillim të viteve '90, kur Madonna njohu një sukses të paparë me turin 'Blond Ambition'. E ata kanë dëshmuar që prej asaj kohe se, pavarësisht se mund të kapësh majat, nuk ka asnjë arsye për t'u ndalur, pasi gjithmonë ka diçka tjetër për të arritur. Madonna është 57 vjeç, dhe stërvitet çdo ditë në palestër, në kërcim, si edhe zhvillon aktivitetin e saj si sipërmarrëse dhe filantrope.
Burimi: People/ Përshtati: Genta Hodo