Lifestyle

Shtëpia e Chrissy-t dhe John Legend-it është gjithçka duhet të shihni sot!

Chrissy Teigen dhe John Legend janë një ndër çiftet më karizmatike të ekranit. Prej më shumë se 10 vitesh bashkë, ata nuk kursehen në asnjë rast ta shfaqin dashurinë që kanë ndaj njëri-tjetrit. Humori i Chrissy-t, kombinuar me pozitivitetin që këngëtari transmeton, e kanë shndërruar dyshen në çiftin më “cool” të momentit.

Shtëpia e Chrissy-t dhe John Legend-it është gjithçka
Pamja para shtëpisë!

Prej një viti prindër të një vajze të adhurueshme, John-it dhe Chrissy-t u është dashur të zgjedhin dhe shtëpinë e re për familjen e tyre të vogël. Residenca e çiftit ndodhet në Bevery Hills, më parë duket se në të ka jetuar ylli i pop-it, Rihanna.

Shtëpia e Chrissy-t dhe John Legend-it është gjithçka

Shtëpia me 5 dhoma gjumi dhe 8 tualete ka një hapësirë prej 791 metrash katrorë, hapësirë kjo relativisht e mjaftueshme që vajza e tyre e vogël të luajë lirisht.  Le t’i hedhim një sy ambienteve të tjera të shtëpisë.

Shtëpia e Chrissy-t dhe John Legend-it është gjithçka
Dhoma e ndenjjes.

Dhoma e ndenjjes kufizohet nga dyer xhami që të lejojnë të shijosh pamjen para shtëpisë.

Shtëpia e Chrissy-t dhe John Legend-it është gjithçka
Studio e John-it

Ky është ambienti në të cilin John Legend frymëzohet dhe jo vetëm se aty është instrumenti i tij i preferuar, por pamja përtej dritares është thjesht mahnitëse.

Shtëpia e Chrissy-t dhe John Legend-it është gjithçka
Kuzhina

E kush nuk i ndjek me dëshirë këshillat dhe recetat që Chrissy ndan çdo ditë me ndjekësit e saj në Instagram dhe që duken kaq të shijshme! Përveç pasionit, kjo kuzhinë është gjithçka i duhet modeles për të bërë art edhe aty.

Shtëpia e Chrissy-t dhe John Legend-it është gjithçka
Dhoma e gjumit

Dhoma e tyre i ngjan një pikture perfekte. Ngjyra të kombinuara me kujdes, ndriçim dramatik dhe jashtë dhomës për të shijuar pamjen fantastike është ajo që do t’i bënte të gjithë të lumtur.

Shtëpia e Chrissy-t dhe John Legend-it është gjithçka
Dushi
Shtëpia e Chrissy-t dhe John Legend-it është gjithçka
Tualeti

Përveç dushit, ambientet e tjera të banjës janë një copëz arti. Ngjitur me vaskën është një dritare gjigande e cila të ofron horizontin e një qyteti të tërë. E si të mos frymëzohesh për të bërë mrekullira, kur të duhet të relaksohesh pikërisht aty. Për të mos folur më pas për rregullsinë dhe pastërinë e "frikshme" të peshqirëve.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!