
Përmes një videoje në TikTok ditën e djeshme, Meghan Trainor ka reaguar ndaj dramës mbi "grupin e mamave toksike".
Nën sfondin e këngës së saj “Still Don’t Care,” shfaqet duke kërkuar lajmet e ditëve të fundit.
“Unë duke zbuluar për këtë dramë të supozuar të grupit të mamave,” shkruan krahas videos.
Edhe pse ajo është përpjekur ta trajtojë këtë situatë me humor, një pjesë e mirë e komentuesve shfaqen krah Ashley Tisdale. Madje, shumë prej tyre shprehen se ky veprim thjesht tregon se ajo kishte të drejtë dhe se ky reagim ishte tipik i një vajze gjimnazi.
Ndaj situatës së krijuar reagoi edhe bashkëshorti i saj, Daryl Sabara.

Ai tha për TMZ se nuk ka asnjë mosmarrëveshje me Ashley Tisdale, pavarësisht gjithë dramës që eseja virale e saj për The Cut shkaktoi.
“Thjesht përpiqem të mbaj fëmijët të lumtur, e dini? E vërteta është se nuk e di mirë çfarë po ndodh, por shpresoj që ajo të jetë mirë,” u shpreh ai
E gjitha filloi kur Ashley Tisdale kritikoi ish-grupin e saj të mamave në esenë e saj të publikuar javën e kaluar.

Aktorja pretendoi se ishte përjashtuar nga takimet e grupit, gjë që e bëri të ndihej jo mirë derisa vendosi të shkëputej prej tyre.
Ndryshe nga Daryl Sabara, burri i Hilary Duff, muzikanti Matthew Koma, nuk heshti ndaj historisë së treguar, madje nuk e kurseu ironinë ndaj Ashley Tisdale përmes një story të publikuar në Instagram.



