Metropolitan

Shpjegimi i Ngjyrës së Vitit 2026 nga Pantone dhe pse po shkakton debat

Shpjegimi i Ngjyrës së Vitit 2026 nga Pantone dhe pse po shkakton
Foto: Ngjyra e Vitit 2026 nga Pantone/ Pantone

Pantone ka bërë publike Ngjyrën e Vitit 2026 dhe përzgjedhja ka shkaktuar një debat të madh online. Më 4 dhjetor, kompania prezantoi nuancën që sipas tyre përfaqëson vitin e ardhshëm: Cloud Dancer (ai/ajo që vallëzon me retë), një nuancë e së bardhës. Sipas Pantone, kompania që krijon dhe standardizon ngjyrat që përdoren globalisht, kjo ngjyrë simbolizon “një ndikim qetësues në një shoqëri që po rizbulon vlerën e reflektimit të qetë.”

Kjo është hera e parë që Pantone zgjedh një nuancë të bardhë si Ngjyra e Vitit.

Ata e përshkruajnë Cloud Dancer si një të bardhë të butë, të mbushur me qetësi, e cila të çon në relaksim dhe përqendrim, duke i dhënë mundësi mendjes të endet lirisht dhe krijimtarisë të marrë frymë.

Në platformën e tyre, Pantone shton se në një botë ku ngjyra është kthyer në një formë të shprehjes personale, kjo nuancë ka aftësinë të përshtatet, të harmonizojë dhe të krijojë kontrast. Ajo jep një ndjenjë lehtësie ajrore në çdo mjedis apo produkt, qoftë si element i vetëm, qoftë i kombinuar me ngjyra të tjera. 

Shpjegimi i Ngjyrës së Vitit 2026 nga Pantone dhe pse po shkakton

Si përzgjidhet Ngjyra e Vitit?

Pantone mbështetet në një ekip global ekspertësh të ngjyrave, të cilët analizojnë ndikime nga filmi, televizioni, arti, moda, trendet e dizajnit, teknologjitë në zhvillim, materialet e reja, rrjetet sociale, por edhe ngjarje të mëdha botërore. Sipas kompanisë, çdo element kulturor i vitit mund të ndikojë në përzgjedhjen e ngjyrës dhe pesha e secilit ndryshon nga viti në vit. Laurie Pressman, zëvendëspresidente e kompanisë, ka thënë më herët se, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, anëtarët e institututit gjithmonë arrijnë në një konsensus.

Shpjegimi i Ngjyrës së Vitit 2026 nga Pantone dhe pse po shkakton

Pse ka shpërthyer reagim i fortë?

Reagimet publike kanë qenë të përziera, por shumë kritikë e konsiderojnë zgjedhjen të papërshtatshme në aspektin krijues dhe kulturor. Disa dizajnerë dhe përdorues të rrjeteve sociale janë shprehur se përzgjedhja e një nuance të bardhë “në këtë klimë sociale dhe politike” është e padenjë dhe tregon mungesë ndjeshmërie kulturore. Shumë njerëz e quajtën zgjedhjen “të paditur”, “të shkëputur nga realiteti artistik” dhe “mungesë krijimtarie”.

Shpjegimi i Ngjyrës së Vitit 2026 nga Pantone dhe pse po shkakton

Të tjerë argumentuan se në një periudhë kur ngjyra përdoret për të shprehur kulturë, diversitet, emocion dhe inovacion, zgjedhja e një të bardhe të pastër është e gabuar në ton dhe në rastin më të keq mban konotacione problematike.

Ka pasur edhe debate më praktike: disa përdorues theksuan se e bardha, sipas perceptimit artistik tradicional, “nuk konsiderohet ngjyrë”, duke e parë këtë si një zgjedhje të varfër krijuese.

A ka reaguar Pantone ndaj kritikave?

Pas shpalljes së ngjyrës, Laurie Pressman tha se aspektet që lidhen me tonet e lëkurës “nuk kanë luajtur asnjë rol” në këtë zgjedhje. Ajo rikujtoi se edhe nuancat e vitit 2024 dhe 2025 u kritikuan për të njëjtën arsye, edhe pse Pantone nuk kishte synuar asnjë referencë të tillë.

Shpjegimi i Ngjyrës së Vitit 2026 nga Pantone dhe pse po shkakton
Ngjyrat e Vitit në vitet 2024, 2023 dhe 2022.

Drejtoresha ekzekutive e Institutuit të Ngjyrave të Pantone, Leatrice Eiseman, iu përgjigj kritikave për mungesë krijimtarie duke theksuar se nuk bëhej fjalë për një zgjedhje “nga dembelizmi.” Sipas saj, nuanca është menduar të përfaqësojë një “kanavacë të zbrazët”, një hapësirë të re për ide të reja, mundësi të reja dhe mënyra të reja të të menduarit.

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Pantone's 2026 Color of the Year Explained and Why It's Causing Debate

Shpjegimi i Ngjyrës së Vitit 2026 nga Pantone dhe pse po shkakton
Photo: Color of the Year 2026 by Pantone/ Pantone

Pantone has announced its Color of the Year for 2026, and the selection has sparked a huge online debate . On December 4, the company unveiled the shade it says represents the coming year: Cloud Dancer , a shade of white. According to Pantone, the company that creates and standards colors used globally, the color symbolizes “a calming influence in a society that is rediscovering the value of quiet reflection.”

This is the first time Pantone has chosen a shade of white as the Color of the Year.

They describe Cloud Dancer as a soft white, filled with calm, which leads to relaxation and concentration, allowing the mind to wander freely and creativity to breathe.

On their platform, Pantone adds that in a world where color has become a form of personal expression, this hue has the ability to adapt, harmonize, and create contrast. It lends a sense of airy lightness to any environment or product, whether as a single element or combined with other colors. 

Shpjegimi i Ngjyrës së Vitit 2026 nga Pantone dhe pse po shkakton

How is the Color of the Year selected?

Pantone relies on a global team of color experts who analyze influences from film, television, art, fashion, design trends, emerging technologies, new materials, social media, and major world events. According to the company, each cultural element of the year can influence the color selection, and the weight of each varies from year to year. Laurie Pressman, the company's vice president, has previously said that despite the differing views, the institute's members always reach a consensus.

Shpjegimi i Ngjyrës së Vitit 2026 nga Pantone dhe pse po shkakton

Why has there been such a strong reaction?

Public reaction has been mixed, with many critics calling the choice creatively and culturally inappropriate. Some designers and social media users have said that choosing a shade of white “in this social and political climate” is inappropriate and shows a lack of cultural sensitivity. Many people have called the choice “ignorant,” “detached from artistic reality,” and “lacking creativity.”

Shpjegimi i Ngjyrës së Vitit 2026 nga Pantone dhe pse po shkakton

Others argued that in a period when color is used to express culture, diversity, emotion, and innovation, choosing a pure white is wrong in tone and at worst carries problematic connotations.

There have also been more practical debates: some users pointed out that white, according to traditional artistic perception, "is not considered a color," seeing this as a poor creative choice.

Has Pantone responded to the criticism?

After the color was announced, Laurie Pressman said that skin tone considerations “played no role” in the choice. She recalled that the 2024 and 2025 colors were also criticized for the same reason, even though Pantone had not intended any such reference.

Shpjegimi i Ngjyrës së Vitit 2026 nga Pantone dhe pse po shkakton
Colors of the Year in 2024, 2023 and 2022.

Pantone Color Institute executive director Leatrice Eiseman responded to criticism of the lack of creativity by emphasizing that it was not a choice “out of laziness.” According to her, the hue is meant to represent a “blank canvas,” a new space for new ideas, new possibilities, and new ways of thinking.