Metropolitan

Kaia Gerber tregon si ishte të rritej mes fotove nudo të Cindy Crawford & përgjigjja të surprizon!

Kaia Gerber tregon si ishte të rritej mes fotove nudo të Cindy
Foto: Kaia Gerber, Cindy Crawford/ Getty Images

Kaia Gerber është në kopertinën më të fundit të Harper’s Bazaar dhe, në intervistën për revistën, flet hapur për marrëdhënien me nënën e saj, supermodelen Cindy Crawford. Edhe pse vajza e një prej grave më ikonike të modës, 24-vjeçarja thotë se fëmijëria e saj ka qenë “jashtëzakonisht normale”.

Kaia Gerber tregon si ishte të rritej mes fotove nudo të Cindy

Sigurisht, “normale” me disa nuanca jo fort të zakonshme.

Kaia rrëfen se muret e shtëpisë ku u rrit ishin të mbushura me fotografi nudo të Cindy-t, përfshirë edhe setin e famshëm bardhë e zi për Playboy në vitin 1988, realizuar nga Herb Ritts.

Kaia Gerber tregon si ishte të rritej mes fotove nudo të Cindy

Për Kaia-n, këto imazhe nuk kishin asgjë provokuese:

“Për mua ishin artistike. Nuk kishte vulgaritet, nuk kishte objektifikim”.

Ajo shton se të rritesh në një shtëpi “pa turp për trupin e femrës” ishte një dhuratë e vërtetë. Edhe pse fëmijëria e saj ka qenë disi e izoluar, Kaia e përshkruan atë si diçka shumë pozitive.

Kaia Gerber tregon si ishte të rritej mes fotove nudo të Cindy

Ajo ka ndjekur shkollë publike, ka bërë teatër, ka marrë pjesë në shfaqje komunitare, ka kënduar në kor, ka kërcyer dhe ka pasur një jetë larg idesë së vajzës “së rritur në flluskë”.

Kaia Gerber tregon si ishte të rritej mes fotove nudo të Cindy

Së fundmi, Kaia ka rikthyer edhe një nga pamjet më ikonike të Cindy-t nga vitet ’90, duke u shfaqur me një kombinim të pazakontë: triko të zezë të lirshme, fund rozë me pala, taka rozë dhe çorape blu elektrike. Një homazh i qartë për fushatën e Versace të vitit 1994, që Cindy Crawford e realizoi përkrah emrave si Claudia Schiffer dhe Christy Turlington.

Kaia Gerber tregon si ishte të rritej mes fotove nudo të Cindy

E po, pas së gjithash, dardha bie nën dardhë!

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Kaia Gerber reveals what it was like growing up among Cindy Crawford's nude photos & the answer surprises you!

Kaia Gerber tregon si ishte të rritej mes fotove nudo të Cindy
Photo: Kaia Gerber, Cindy Crawford/Getty Images

Kaia Gerber is on the latest cover of Harper's Bazaar and, in an interview with the magazine, she opens up about her relationship with her mother, supermodel Cindy Crawford. Despite being the daughter of one of fashion's most iconic women, the 24-year-old says her childhood was "really normal."

Kaia Gerber tregon si ishte të rritej mes fotove nudo të Cindy

Of course, "normal" with some not-so-common nuances.

Kaia says that the walls of the house she grew up in were filled with nude photos of Cindy, including the famous black and white set for Playboy in 1988, shot by Herb Ritts.

Kaia Gerber tregon si ishte të rritej mes fotove nudo të Cindy

For Kaia, there was nothing provocative about these images:

"To me they were artistic. There was no vulgarity, there was no objectification."

She adds that growing up in a home “without shame for the female body” was a real gift. Although her childhood was somewhat isolated, Kaia describes it as something very positive.

Kaia Gerber tregon si ishte të rritej mes fotove nudo të Cindy

She attended public school, did theater, participated in community plays, sang in the choir, danced, and had a life far from the idea of ​​a girl "grown up in a bubble."

Kaia Gerber tregon si ishte të rritej mes fotove nudo të Cindy

Recently, Kaia has brought back one of Cindy's most iconic looks from the '90s, appearing in an unusual combination: a loose black sweater, a pink pleated skirt, pink heels and electric blue socks. A clear homage to the 1994 Versace campaign, which Cindy Crawford shot alongside names like Claudia Schiffer and Christy Turlington.

Kaia Gerber tregon si ishte të rritej mes fotove nudo të Cindy

And yes, after all, the apple falls under the pear!