Metropolitan

'Shpirtrat e Cunamit': Kjo histori e vërtetë po i bind njerëzit se fantazmat ekzistojnë!

'Shpirtrat e Cunamit': Kjo histori e vërtetë po i bind

Një nga episodet më tronditëse të "Unsolved Mysteries" (Mistere të pazgjidhura) - dokumentar në Netflix, ku çdo seri trajton një cështje (kryesisht vrasje) të pazgjidhur, është ai me titull "Shpirtrat e Cunamit".

Episodi i çon shikuesit në Ishinomaki, Miyagi, Japoni, i vendosur në rajonin veriperëndimor të vendit Tohoku. Në mars të 2011-ës, një tërmet me magnitudë 9,1 ballë godet zonën. Forca e tërmetit bëri që pas tij të vinte edhe një cunam, që sipas ekspertëve ishte i pritur, por nuk ishte pritur kurrsesi se do të ishte aq i fuqishëm. Cunami la më shumë se 15,000 njerëz të vdekur dhe 2500 të zhdukur, sipas Agjencisë Japoneze të Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive.

"Tsuami Spirits" shikon fenomenet e mbinatyrshme që ndodhën pak ditë, javë dhe muaj pas tsunamit. Shumë njerëz që kanë jetuar fatkeqësinë kanë thënë se kanë patur takime fantazmë nga viktimat. Në episod përshkruhen disa histori, përfshirë shumë taksistë të bindur se disa prej klientëve të tyre ishin fantazma, që zhdukeshin nga makina në gjysmë të rrugës.

Dokumentari përmend punimin e diplomës së një studenteje të sociologjisë, me temë "Në muajt pas cunamit, shoferët e taksive raportojnë 'pasagjerë fantazëm' në zonat e shkatërruara nga cunami i vitit 2011". Në një intervistë, studentja Yuka Kudo tha se foli me më shumë se 100 shoferë taksish në rajonin e prekur. Vetëm 7 prej tyre pranuan të flisnin. Njëri prej taksistëve kujton se si një grua i kërkoi të shkonin në zonën e shkatërruar nga cunami dhe kur ai i tha se "ajo zonë tashmë është shkatërruar plotësisht", gruaja e pyeti "A kam vdekur unë?"

Një tjetër rast i përmendur në episod, tregon historinë e një tjetër shoferi, ku një klient rreth 20 vjeç, hyn në taksi dhe shoferi ndjen se diçka ishte e çuditshme tek pasagjeri. Kur mbërrijnë në destinacion, dielli po perëndonte, ndërsa 20-vjeçari ishte zhdukur.

Profesori i pyetur, që nuk beson tek fantazmat, thotë se këto mund të jenë një rezultat i stresit post-traumatik (PTSD), por fakti që shumë taksistë/njerëz, raportojnë ndodhi të ngjashme, i bën njerëzit më të dyshimtë në lidhje me gjithë historinë.

Pas cunamit, disa mendonin se ishin të pushtuar nga fantazmat. Taio Kaneda, një murg budist i paraqitur në episod, punon me njerëz që pretendojnë se "janë pushtuar nga shpirtrat e cunamit". Murgu, që thotë se është në kulturën japoneze që vdekjen dhe jetën t'i ndajë vetëm një vijë e hollë, trajton një rast të tillë gjatë dokumentarit. 

REELS

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

'Tsunami Souls': This true story is convincing people that ghosts exist!

'Shpirtrat e Cunamit': Kjo histori e vërtetë po i bind

One of the most shocking episodes of "Unsolved Mysteris" - Netflix documentary, where each series deals with an unresolved issue (mostly murder), is the one entitled "Tsunami Souls".

The episode takes viewers to Ishinomaki, Miyagi, Japan, located in the northwestern region of Tohoku country. In March 2011, a magnitude 9.1 earthquake struck the area. The force of the earthquake led to another tsunami, which according to experts was expected, but was not expected at all that it would be so strong. The tsunami left more than 15,000 people dead and 2,500 missing, according to the Japan Fire and Disaster Management Agency.

"Tsuami Spirits" looks at the supernatural phenomena that occurred days, weeks and months after the tsunami. Many people who have lived through the disaster have said they have had ghost encounters with the victims. The episode describes several stories, including many taxi drivers convinced that some of their customers were ghosts, disappearing from the car halfway.

The documentary mentions the diploma theme of a sociology student, "In the months following the tsunami, taxi drivers report 'ghost passengers' in areas devastated by the 2011 tsunami" - was the title of her research. In an interview, student Yuka Kudo said she spoke to more than 100 taxi drivers in the affected region. Only 7 of them agreed to speak. One of the taxi drivers recalls how a woman asked him to go to the area devastated by the tsunami and when he told him that "that area has already been completely destroyed", the woman asked "Am I dead?"

Another case mentioned in the episode, tells the story of another driver, where a customer about 20 years old, gets into the taxi and the driver feels that something was strange to the passenger. When they arrived at the destination, the sun was setting while the 20-year-old was gone.

The questioned professor, who does not believe in ghosts, says that these may be a result of post-traumatic stress disorder (PTSD), but the fact that many taxi drivers / people report similar events makes people more suspicious about everyone. history.

After the tsunami, some thought they were possessed by ghosts. Reverend Taio Kaneda, a Buddhist monk featured in the episode, works with people who claim to be "possessed by tsunami spirits". The monk, who says it is in Japanese culture that death and life are separated by only a thin line, deals with such a case during the documentary.