Nëse edhe ju, ashtu si ne, po prisnit me padurim kthimin e Justin Bieber-it në rrjetin social ‘Instagram’, gjeni diçka më të mirë ku të shpresoni, pasi ylli i muzikës pop nuk ka ndërmend të kthehet.
Gjatë një koncerti të zhvilluar në Londër, këngëtari pyeti fansat nëse donin që të hapte sërish Instagram-in. Sigurisht që si përgjigje mori mijëra thirrje ‘adoleshenteske’ që kërkonin dëshpërimisht kthimin e tij.
Por, menjëherë më pas, Bieber shokoi me teorinë e tij: “Instagrami është për djallin. Unë mendoj se Instagram-i është ferr. Jam 90% i sigurtë. Dërgohemi në ferr dhe na mbyllin brenda serverit të tij. Kam ngecur brenda mesazhe private. Po përpiqem të dal dhe nuk mundem,” ka përfunduar Justin.
Ne nuk dimë shumë rreth këtij trekëndëshit ‘ferr-Instagram-djall’, por një gjë është e sigurt, çdo ditë e më shumë bëhemi të varur pas rrjeteve sociale, ashtu si këngëtari.
Burimi: Cosmopolitan