
Autori hungarezo-britanik David Szalay ka fituar çmimin Booker 2025 për romanin e tij “Flesh”! Romani i gjashtë i David rrëfen jetën e një burri, të quajtur István, që nga fëmijëria e hershme deri në mesomoshë.
Juria e çmimit prestigjoz u shpreh se “kurrë nuk kishte lexuar diçka të till”. Sipas Roddy Doyle, kryetarit të panelit, i cili gjithashtu ka fituar çmimin Booker në vitin 1993, “libri është i errët në shumë mënyra, por të jep shumë kënaqësi kur e lexon”.

“Flesh” hapet me një ngjarje tronditëse që ndodh ndërsa adoleshenti István jeton me nënën e tij në një kompleks apartamentesh në Hungari. Më pas, Davi tregon për protagonistin gjatë periudhës në ushtri dhe më vonë në Londër, ku fillon të punojë për njerëzit e pasur. I shkruar me një stil të pastër, romani eksploron tema si maskiliteti, klasa shoqërore, migrimi, trauma, seksi dhe pushteti.
Fituesi u shpall të hënën mbrëma në një ceremoni në “Old Billingsgate” në Londër, ku autori mori çmimin prej £50,000. Ai ishte nominuar më parë për çmimin Booker në vitin 2016 me romanin “All That Man Is”.
Vendimi për t’i dhënë çmimin Szalay-t ishte “unanim”, tha Doyle. Në panelin e këtij viti ishin edhe aktorja Sarah Jessica Parker dhe shkrimtarët Chris Poëer, Ay??bámi Adébáy?? dhe Kiley Reid.
Sipas Doyle, libri “e përqendron vëmendjen te një burrë i klasës punëtore, i cili zakonisht nuk është në qendër të romaneve të tilla. Ai na paraqet një tip të caktuar burri dhe na fton të shohim pas fytyrës së tij. Pa qenë askush plotësisht i vetëdijshëm për këtë, unë, për shembull, jam rritur me idenë se burrat nuk qajnë,” tha Doyle.
“Në një moment e kuptova që kjo ishte marrëzi,” por Istváni është “pikërisht ai lloj burri.”
“Flesh” është ‘i zhveshur deri në asht. David Szalay gjithmonë ka qenë mjeshtër i fjalisë së thatë, por në këtë roman e ka çuar thjeshtësinë në ekstrem!
Romani i David Szalay triumfoi përballë një liste të fortë finalistësh, ku përfshiheshin Andreë Miller me “The Land in Winter” dhe Kiran Desai me “The Loneliness of Sonia and Sunny”, romani i saj i parë që prej fitimit të Booker-it në vitin 2006 me “The Inheritance of Loss”.
Në listën e shkurtër ishin gjithashtu “Flashlight” e Susan Choi, “Audition” e Katie Kitamura dhe “The Rest of Our Lives” e Ben Markovits.
I pyetur nëse ndonjë nga librat e tjerë ishte afruar me fitoren e David Szalay-t, Doyle u përgjigj: “Në një farë mënyre, po,” por refuzoi të përmendte tituj konkretë, duke thënë se “do të ishte e padrejtë, madje pak mizore.”

I lindur në Montreal nga baba hungarez dhe nënë kanadeze, Szalay u rrit në Londër. Ai ka jetuar në Liban dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe aktualisht banon në Vjenë. Pas diplomimit në Oksford, punoi si ekzekutiv në shitjet e reklamave financiare, eksperiencë që frymëzoi romanin e tij të parë, “London and the South-East”. Ai është gjithashtu autor i romaneve “Spring” dhe “The Innocent”, si edhe i përmbledhjes me tregime “Turbulence”.
Duke shkruar për “The Guardian” fundjavën e kaluar mbi frymëzimin për “Flesh”, David tha se romani ishte “konceptuar në hijen e dështimit”, në vjeshtën e vitit 2020 kur ai kishte braktisur një roman tjetër në të cilin kishte punuar për gati katër vjet.
Me “Flesh”, ai donte të “shprehte ndjesinë se ekzistenca jonë është mbi të gjitha një përvojë fizike dhe se çdo aspekt tjetër buron nga fizikja.”