Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë e ftuar në emisionin e " Zonë e Lirë" ku ka folur ndër të tjera edhe për fotot e shumëpërfolura që poston në Instagram. E pyetur për puthjet që ka shkëmbyer me femrat në koncerte 20-vjeçarja ka deklaruar se ajo ka puthur rreth 40 vajza këtë verë. "Kjo ka qenë pjesë e performancave të mia. Unë zgjidhja një vajzë nga fanset e pranishme, e merrja në skenë dhe e puthja", ka rrëfyer Enca.
E pyetur nga drejtuesi i emisionit, Arian Çani për prirjet e saj seksuale, Enca ka deklaruar se ajo parapëlqen meshkuj në aspektin seksual.
Çani e ka pyetur këngëtaren lidhur me lajmin se asaj i është bërë një ofertë nga revista "Playboy" për t’u shfaqur nudo në kopertinë. Enca ka pranuar se lajmi i është i vërtetë, por ajo nuk e ka pranuar ofertën. Megjithatë nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e realizimit të fotove nudo dhe deklaroi se ka menduar t'i realizojë ato, por për një kauzë të madhe dhe në momentin e duhur të karrierës së saj.
Me më shumë se 850mijë ndjekës në Instagram, këngëtarja vazhdon të surprizojë me deklaratat e saj.