Adele u shokua kur mbrëmjen e të shtunës foto intime të saj dhe familjes qarkulluan në internet. Dikush kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në kompjuterin e bashkëshortit Simon Konecki për të vjedhur fotot që gjendeshin në të.
27-vjeçarja dallohet për rreptësinë me të cilën ka mbrojtur jetën private dhe deklaratat që ka bërë në lidhje me “frikën e saj nga fama”. Njëra nga fotot e vjedhura ishte një selfie e këngëtares në kuzhinë gjatë kohës që ishte shtatëzanë, njëra kur ishte vetëm 5 vjeç dhe një tjetër e djalit të sapolindur në batanije. Por, ajo që e shqetësoi më shumë ishte fotografia e skanimit që Adele bëri sapo arriti 5 muaj shtatëzanë, një gjë që e bëjnë të gjithë prindërit për të zbuluar seksin e fëmijës. Kur imazhet filluan të shpërndaheshin, ishte një fans i Adeles ai që lajmëroi menaxherët e saj. Njëri prej tyre tha se kjo është pikërisht gjëja që e tremb Adelen më së shumti. “Ajo është e gatshme të ndajë emocionet e saj me fansat, por ajo gjithashtu mendon që çdo gjë ka një kufi” deklaroi ai për mediat.
Burimi: The Sun / Përshtati: Ergisa Bejkollari