Health

Shkencërisht, ja çfarë duan t’ju thonë ëndrrat që shihni

Shkencërisht, ja çfarë duan t’ju thonë ëndrrat

Nëse ëndrrat do të ishin filma, s’do të vlenin as dy groshë. Zakonisht janë banale, të mërzitshme dhe të përshtatshme vetëm për një person: atë që i sheh. Je në një supermarket që është njëherazi stadium, dhe po bën pazaret me mësuesen e fillores. Pastaj ajo shndërrohet në kushërirë që e urren dhe të dy ktheni nga një gotë krejt rastësisht. E mërzitshme, siç thamë.

Ëndrrat janë më të komplikuara se kaq ama. Egjiptianët e lashtë mendonin se ëndrrat ishin thjeshtë një mënyrë tjetër e të parit dhe ëndërrimtarë të trajnuar shërbenin për të planifikuar beteja dhe për të ndërmarrë vendime të rëndësishme shtetërore. Grekët dhe romakët e lashtë besonin se ëndrrat ishin edhe parashikime të së ardhmes, edhe vizita nga të vdekurit.

Sigmund Frojdi i konsideronte ëndrrat një shprehje të konflikteve apo dëshirave të ndrydhura, të cilat në shumicën e rasteve kishin natyrë seksuale. S’është për t’u habitur, po flasim për Frojdin. Carl Jung i shihte me një sy më të rreptë. Ai i shpjegonte ëndrrat si një lloj “energjie me formë”, emocione apo mendime të pazhvilluara që nisnin thellë në subkoshiencë dhe ktheheshin në rrëfime nga zona më aktive të trurit. Psikologët modernë dhe neurologët, me anë të pajisjeve moderne si skanera dhe rezonanca magnetike, i kanë çuar dijet në një nivel më të thellë dhe më teknik. Ata spekulojnë se ëndrrat janë thjesht mënyra e trurit për të filtruar informacionin e panevojshëm dhe për të ruajtur atë të nevojshmin.

Shkencërisht, ja çfarë duan t’ju thonë ëndrrat

Por pse janë ëndrrat të tilla? Pse vazhdon të ëndërrosh sikur po ngel në provimin e maturës? Pse ëndërron sikur po fluturon apo sikur po ndiqesh nga një kafshë e stërmadhe? Pse sheh sikur po turpërohesh në sy të të gjithëve sepse harrove të vishje pantallona para se të dilje? Pse ëndërron sikur dikush po vdes apo po vritet?

Shpjegimi s’është aspak i mistershëm apo mbresëlënës. Ëndrrat shërbejnë vërtetë për të filtruar informacionet e marra, harrohen informacionet e panevojshme dhe ruhen të vlefshmit. Studiuesit kanë kohë që dyshojnë se ky proces, nëse ndodh realisht, ndodh mes hipokampusit (që kontrollon kujtesën) dhe neokorteksit (që kontrollon mendimet komplekse).

Një studim i vitit 2007 i Max Planck Medical Institute thuajse e konfirmoi teorinë e mësipërme. Gjatë punës me minj në narkozë, studiuesit zbuluan se neokorteksi aktivizohet gjatë fjetjes dhe sinjalizon një sërë rajonesh të hipokampusit për të ngarkuar çfarëdolloj informacione që ka ruajtur në kujtesën afatshkurtër. Teksa kujtimet dhe të dhënat ngarkohen në pjesë të ndryshme të trurit, copëza dhe grimca kapen dhe na shfaqen para syve si ëndrra që shpeshherë u ngjajnë kuptimit fillestar të tyre.

Shkencërisht, ja çfarë duan t’ju thonë ëndrrat

Shumica e informacioneve të mbledhura gjatë ditës harrohet, thuajse 90% e tij. Kjo mbështet idenë e ëndrrave si një lloj pastrimi nga e panevojshmja. “Ne ëndërrojmë për të harruar,” shkruajti fituesi i çmimit Noel, Francis Crick në 1984-n.

Crick, përveçse zbuloi ADN-në, ishte dhe pioner në teorinë e ëndrrave. Sipas tij dhe psikologes Deirdre Barret nga Harvard, analizimi i ëndrrave ka një efekt pozitiv në përgjithësi.

Një tjetër këndvështrim nga Antti Revonsuo, i quajtur Teoria e Simulimit të Kërcënimit, supozon se truri i përgjigjet rreziqeve të mundshme në të ardhmën, duke krijuar situata të ngjashme nëpër ëndrra për të na përgatitur. Për shembull, ëndrrat sikur ngel në një provim të rëndësishëm, shërbejnë si diçka që duhet të arrish në jetën profesionale dhe s’duhet ta neglizhosh. Apo ëndrrat sikur të bien gjithë dhëmbët, kanë të bëjnë me ankthin dhe të folurit aty ku s’duhet.

Shkencërisht, ja çfarë duan t’ju thonë ëndrrat

Sidoqoftë, Frojdit i duhet dhënë merita që i takon. Ka ëndrra që fshehin dëshirat tona të paplotësuara. Ëndrrat kur fluturon janë për dëshirën për të qënë i lirë. Ëndrrat sikur zbulon dhoma të reja në shtëpi, tregojnë dëshirën për diçka të re në jetën tënde. Ëndrrat për seksin janë për seksin. Truri s’i komplikon punët gjatë gjithë kohës.

Netët tona vërtetë do të ishin më të qeta dhe gjumi do të ishte më i ëmbël nëse s’do të ëndërronim fare.  Por, mendjet tona s’do të ishin kaq të pasura dhe dëshirat tona s’do të përmbusheshin kaq lehtë, po të mos ishte për këtë lloj fantazie të gjallë. Ekrani i një truri të fjetur mund t’ju lodhë, por s’do t’ju mërzisë kurrë.

Burimi: Time

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb