Showbiz

Shkëlzen Berisha, një romantik i pandreqshëm këtë Shën Valentin!

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani nuk fshihen, kur është fjala për t’i shprehur publikisht ndjenjat njëri-tjetrit.

Në ditën e Shën Valentinit Shkëlzeni i ka shprehur përmes një postimi, se çfarë ndjen për të (foto 2)

‘Gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur!’, ka shkruar ai pranë fotos ku shfaqen të 2 bashkë. Armina shpërndau po këtë foto në të cilën ajo i ka hedhur krahun dhe duken të 2 të buzëqeshur, duke shkruar edhe ajo një dedikim për të:

‘Dhurata më e bukur që mund të na japë Zoti është Dashuria! Pa dashuri çdo gjë do të ishte bardh’ e zi. Jam me fat që e kam, dhe ju uroj të gjithëve të bekoheni prej dashurisë në çdo ditë të jetës suaj!’, ka shkruar ajo në Instagram. (foto 3) Dhe nuk përfundon këtu!

Ndërsa kanë planifikuar një darkë intime së bashku,  Armina ka ndarë në Snapchat disa momente nga zgjimi i 14 shkurtit. Ndërsa Shkëlzeni përpiqej të bënte gati paketimin e dhuratave që ajo t’i gjente sapo të zgjohej, Armina ishte fshehur dhe dëgjonte. ‘Findus nuk po e lë të ma paketojë dhuratën!’ (Foto 4 & 5) ka shkruar ajo për macen e tyre që ngacmonte Shkëlzenin teksa përgatiste surprizën.

‘Ndërsa unë po bëj sikur nuk jam zgjuar!’, ka treguar Armina. Dhe nuk ka qenë e vetmja që po festonte Shën Valentinin këtë 14 shkurt. Hidhini një sy fotos 6.

Në fund, ajo ka marrë dhuratën dhe një buqetë gjigande me trëndafila të kuq, për të festuar kështu festën e të dashuruarve në vitin e 3-të të marrëdhënies së tyre. (foto 7)

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb