Një video që shfaq një situatë disi të sikletshme mes Irina Shayk dhe Bradley Cooper po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Teksa ndiqnin një ndeshje të turneut të ëimbleton-it si spektatorë, diçka e pakëndshme duket të ketë ndodhur mes tyre. Në videon e shkurtër të filmuar nga kameramani i lojës së tenisit, duket sesi Bradley i thotë diçka Irinës si me të qeshur, por ajo nuk shfaqet aspak e lumtur për ato që po dëgjon.
Bradley i flet, ndërsa Irina fshin sytë dhe kthen kokën në anën tjetër për të mos e parë në sy. Sigurisht që mund të bëhet fjalë thjesht për një zënkë të zakonshme të tipit 'Pse e kishe hedhur këmishën në tokë në dhomën e hotelit', por shumë njerëz e kanë kuptuar si një shpërthim të papërmbajtshëm nga ana e tyre.
Qëkur dolën publikisht në maj të 2015-ës, ata kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias dhe fansave. Në janar të 2016-ës u përfol se ata ishin ndarë për shkak të marrëdhënies jo të mirë të Irinës me nënën e aktorit (shiko këtu), e cila njihet për marrëdhënien e afërt që i biri ka me të.
Shikoni videon e shpërndarë në Twitter nga Micah Hart:
I think Bradley Cooper is in a fight. pic.twitter.com/yKSSXs10mC
— Micah Hart (@MicahHart) July 10, 2016