Lifestyle

Shërbimi i Shpejtë i Dërgesave, mbërrin edhe në Durrës

Shërbimi i Shpejtë i Dërgesave, mbërrin edhe në

Wolt, platforma lider për dërgesa të shpejta dhe praktike, po zgjeron shërbimet e saj në Durrës, duke u ofruar banorëve dhe vizitorëve një mënyrë të lehtë për të shijuar restorantet, marketet dhe dyqanet e tyre të preferuara nga komoditeti i shtëpisë.

I shtrirë në më shumë se 50 vende, Wolt i mundëson përdoruesve në Durrës mundësi të porosisin nga një gamë e larmishme restorantesh të nivelit të lartë, duke përfshirë KFC, Likos Burgers, Yogurteria, Uma Food & More, si dhe rrjete supermarketesh me emër si Conad. Përveç kësaj, me rrjetin gjithnjë e në rritje, do të jenë të përfshira edhe dyqane lulesh, telefonash, dhe shërbimesh të ndryshme, me më shumë biznese që do t`i bashkohen së shpejti platformës.

Zgjerimi i Wolt do të mbulojë të gjithë qytetin, duke përfshirë zonën e njohur të plazhit, e duke siguruar një shërbim të shpejtë dhe të besueshëm nga ora 08:00 deri në 23:00 çdo ditë. Klientët mund të përfitojnë nga dërgesat brenda një rrezeje prej 4 km për restorantet dhe dyqanet, duke siguruar ushqime të freskëta dhe shpejtë direkt në derën e tyre.

"Jemi të entuziazmuar që po sjellim përvojën e shkëlqyer së dërgesave të Wolt në Durrës, një qytet plot gjallëri me një panoramë dinamike ushqimore dhe tregtare. Qëllimi ynë është të lidhim klientët me bizneset e tyre të preferuara lokale, duke ofruar dërgesa të shpejta dhe të besueshme," u shpreh Dimitris Karelos, Menaxher i Përgjithshëm Rajonal në Wolt.

Aplikacioni dhe faqja e internetit të Wolt ofrojnë një përvojë porositjeje të lehtë dhe praktike, me ndjekje në kohë reale, pagesa të sigurta dhe një sistem të lehtë për t'u përdorur. Me një numër gjithnjë e në rritje të bashkëpunëtorëve, Wolt vazhdon të mbështesë bizneset lokale duke u ofruar atyre një platformë digjitale për të fituar më shumë klientë.

Banorët e Durrësit tani mund të shkarkojnë aplikacionin Wolt në iOS dhe Android ose të vizitojnë www.wolt.com për të filluar porositë. Përdoruesit e rinj mund të përfitojnë nga ofertat dhe zbritjet ekskluzive për të festuar zgjerimin e shërbimit.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!