Relationships

Shenjat që tregojnë se jeni lidhur me një abuzues

Shenjat që tregojnë se jeni lidhur me një abuzues

Abuzimet seksuale janë një fenomen në rritje, koncepti për të cilin duket se kufizohet vetëm në abuzimet e kryera nga të panjohur në ambjente të huaja. Mirëpo, ai i cili shume prej nesh nuk njohin, është abuzimi që vjen nga partneri ose partnerja. Marrëdhënie të tilla të dhunshme përshkallëzojnë shpesh deri në abuzim seksual, mirëpo në kësi rastesh ngurrimi i viktimave për të denoncuar është akoma dhe më i madh. Kjo gjë i ka nxitur grupet kundër dhunës në familje "Refuge" dhe "Nia Project", në Britani, të cilët kanë bërë një studim mbi sjelljet që çojnë në një marrëdhënie abuzive. Ata kanë zbuluar 6 shenjat kryesore që tregojnë se ju jeni në një marrëdhënie me një njeri abuziv.

Këto grupe janë munduar të rrëzojnë mitin se abuzuesit janë të alkolizuar apo të droguar.

Sipas statistikave të nxjerra nga "Nia", 54% e përdhunimeve të raportuara në polici kanë ndodhur nga partnerë apo ish-partnerë të dhunshëm. Ndërsa, të dhënat nga 'Zyra e Statistikave Kombëtare' në Britani, tregojnë se rreth dy gra çdo javë dhunohen nga partnerët apo ish-partnerët e tyre.

Por, nëse ju i dini këto shenja, mund të parandaloni veten të jetoni me një njeri të tillë. Ja cilat janë ato:

1. Janë më shumë se ç'duhet romantikë - por vetëm në fillim ama

Që në fillim romanca është në kulm. Kjo përfshin gjeste të mëdha, dhurata dhe shfaqja e një përkushtimi të tepruar ndaj jush. Kjo nuk është aspak romantike. Por, lidhet me idenë e sëmurë për t'ju zotëruar. Ju jeni çmimi që ai kërkon të arrijë për të kënaqur egon e vet. Meshkujt abuzivë priren drejt angazhimeve serioze që në fillim, duke ju thënë "Të dua", ju kërkojnë të jetoni bashkë, të bëni fëmijë etj. E gjithë kjo mbaron pas muajit të mjaltit. Vëmendja e tyre ndja jush bie. Bëhen posesivë në një moment, të distancuar në një tjetër. Ai kërkon ta bëjë partneren të varur prej tij.

2. Ata duan kontroll të plotë mbi personat që ju takoni

Një pjesë e kësaj shpjegohet si xhelozi.  Bëhen posesivë dhe kërkues. Ata duan të dinë çdo detaj rreth jush. Kjo nënkupton telefonata dhe mesazhe të shpeshta. T'i kërkoni leje para se të takoni dikë. Sipas tyre kjo bëhet për të mirën tuaj, sepse "ata duan t'ju mbrojnë nga bota e egër".

3. Ata nuk pëlqejnë familjen dhe miqtë tuaj

Një tjetër shenjë se ai është abuziv vihet në pah kur fillon të kritikojë rrethin tuaj shoqëror.  Krijohet një diskutim "ata ose mua". Pak nga pak fillon t'ju largojë nga të gjithë, derisa të bëhet personi i vetëm me të cilin mund të dilni dhe të bisedoni.

4. Nuk ju lejojnë të keni privatësinë tuaj

Sidomos në rrjetet sociale do të jeni gjatë gjithë kohës nën vëzhgimin e tij. Historia e veprimeve tuaja dhe mesazhet që shkëmbeni do të bëhen targeti i tij kryesor. Ai do ju kërkojë kodin dhe detaje të tjera të adresave tuaja. Kjo sipas tyre është një provë "besimi".  Por, edhe këtë herë, kjo bëhet vetëm për t'ju kontrolluar.

5. Ju quajnë egoiste

Përveçse kontrollojnë shoqërinë tuaj, ata fillojnë të kontrollojnë edhe mënyrën se si ju i shpenzoni paratë.  Kjo nuk do të thotë se i duan paratë për vete. Kjo ka të bëjë me vetëbesimin tuaj. Ata do ju kritikojnë se ju i keni shpenzuar paratë për dikë tjetër, përveç atij. Pra, duan t'ju ulin besimin për veten.

6. Ata janë gjithmonë viktima

Ata kurrë nuk e pranojnë se e kanë gabim dhe asnjëherë nuk janë përgjegjës për gjërat e këqija që u ndodhin. Madje edhe për sjelljen e tyre abuzive jua vënë fajin juve. Justifikimet e tipit "E bëj sepse të dua shumë" janë të zakonshme.

Burimi: The Independent

REELS

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Lot @meritonrama_

Si ju dukën Arilena dhe Salsano si prezantues të “Festivalit të Këngës”?

Creative Sara Kapo në natën e parë te Fest 64

Dhjetori është muaji ideal për t’u kujdesur për veten dhe për të përfituar. ✨ Në @31cosmetics.al , të presin këto oferta speciale: 👩‍🦰 HAIRCARE: 10–20% ulje për të gjitha produktet për kujdesin e flokëve! 💄 Make-Up: 20–25% ulje në të gjitha produktet e make-up-it! 🌸 Parfume: 20–30% ulje në aromat e preferuara! 🔥 Sete Skincare & Parfume: 20–40% ulje në kujdesin për lëkurën tuaj dhe setet me aromat më të veçanta!

✨Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë. Palltoja “Elite” e @yosoy_class është krijuar për ju që vlerësoni stilin minimalist dhe cilësinë e vërtetë. Me 60% lesh në përbërje, ajo ofron ngrohtësi, stil dhe një ndjesi luksi që ndihet natyrshëm që në veshjen e parë. Bonus: një çmim i menduar për të qenë i përballueshëm. 🌸

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Signs indicating that you are related to an abuser

Shenjat që tregojnë se jeni lidhur me një abuzues

Sexual abuse is a growing phenomenon, the concept of which seems to be confined to abuses committed by strangers in foreign environments. But what most of us do not know is the abuse that comes from a partner or a partner. Such violent relationships often escalate to sexual abuse, but in some cases the victims' reluctance to report is even greater. This has prompted anti-domestic violence groups Refuge and Nia Project, in Britain, to conduct a study of behaviors that lead to abusive relationships. They have revealed 6 key signs that indicate that you are in a relationship with an abusive man.

These groups have tried to dispel the myth that abusers are intoxicated or intoxicated.

According to statistics released by "Nia", 54% of rapes reported to the police were committed by partners or former violent partners. Whereas, data from Britain's 'Office of National Statistics' show that about two women are raped each week by their partners or former partners.

But if you know these signs, you can prevent yourself from living with such a person. Here are what they are:

1. They are more than romantic - but only in the beginning

From the beginning, romance is at its peak. This includes great gestures, gifts, and a display of excessive devotion to you. This is not romantic at all. But it is related to the sick idea of owning you. You are the price he seeks to achieve to satisfy his ego. Abusive men tend to make serious commitments from the beginning, telling you "I love you", asking you to live together, have children, and so on. It all ends after the honeymoon. Their attention falls on you. They become possessive at one point, distanced at another. He seeks to make his partner dependent on him.

2. They want complete control over the people you meet

Part of this is explained as jealousy. They become possessive and demanding. They want to know every detail about you. This means frequent calls and messages. Ask for permission before you meet someone. According to them this is for your benefit, because "they want to protect you from the wild world."

3. They dislike your family and friends

Another sign that he is abusive is when he begins to criticize your social circle. A "they or me" discussion is created. Little by little it starts to take you away from everyone, until you become the only person you can come up with and talk to.

4. They don't let you have your privacy

Especially on social networks you will be under his watch all the time. The story of your actions and the messages you exchange will become its prime target. It will ask for your code and other details of your addresses. This, in their view, is a test of "faith". But even this time, it's just for the sake of checking you out.

5. They call you selfish

In addition to controlling your company, they also control how you spend your money. This does not mean that they love the money for themselves. This is about your self-esteem. They will criticize you for spending money on someone other than him. So they want to lower your confidence in yourself.

6. They are always victims

They never admit they are wrong and are never responsible for the bad things that happen to them. They even blame you for their abusive behavior. "I do it because I love you so much" excuses are common.

Source: The Independent