Relationships

Shenjat që tregojnë se duhet t'i japësh fund miqësisë (edhe pse mund të jetë e dhimbshme)

Shenjat që tregojnë se duhet t'i japësh fund
Netflix

Disa miqësi zgjasin gjithë jetën dhe shuhen ngadalë. Kështu funksionon jeta, ndonëse na dhemb t'i japim fund një miqësie me të cilën mund të kemi lidhur disa nga kujtimet tona më të bukura.

Por, si e dimë se kur është koha për ta lënë pas një miqësi?

Këshilltarja e shëndetit mendor, Suzanne Degges-White, na jep disa udhëzime.

1. Bisedat janë të nxituara ose sipërfaqësore

Miqësitë e shëndetshme bazohen si në biseda të vogla ashtu edhe në biseda domethënëse. Por në një miqësi që po merr fund humbet fillimisht komunikimi. Ata i lënë vendin heshtjeve të sikletshme dhe dialogëve sa ‘për të thënë’.

2. Jetët tona po zhvillohen ndryshe dhe asnjëra prej nesh nuk është veçanërisht e prirur të gjejë kohë për një takim

Një nga arsyet më të zakonshme që një miqësi prishet është sepse, thjesht, ne shkojmë në rrugë të ndryshme. Për shembull, mikesha jonë e dikurshme mund të vazhdojë të dalë deri në mëngjes, ndërsa ne kemi zgjedhur të jemi prindër. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është fundi i miqësisë, por nëse asnjëri prej nesh nuk duket i gatshëm ta mbajë atë në rrethanat e reja, mund të jetë koha për të thënë lamtumirë.

3. E ndiejmë gjithnjë e më fort se jemi të vetmit që përpiqemi për këtë miqësi

 A jemi ne, për shembull, ata që nisim gjithmonë bisedat virtuale apo që kërkojmë takime? A është vetëm njëra prej nesh duke ndarë detaje të jetës personale? Një miqësi e shëndetshme bazohet në reciprocitet, përndryshe merr fund.

4. Na mungon motivimi për të kapërcyer këtë periudhë “krize”

Ka periudha kur të gjithë jemi të zënë, p.sh. nga puna apo familja jonë, sado herët a vonë do të na mungojë miqtë tanë, do të ndjejmë nevojën të shkëmbejmë edhe një mesazh, të dimë të rejat e tyre dhe të ndajmë diçka tonën, pak a shumë të rëndësishme. Përndryshe, miqësia jonë ka marrë fund.

 

REELS

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.