1. E di garderobën e saj përmendësh.
2. Jeni gjatë gjithë kohës duke komunikuar në telefon (në të gjitha aplikacionet, facetime, viber, whatsapp,facebook, instagram) dhe jepni mendime “jo” ose “po” për blerjet para se ti bëni.
3. I thua të vërtetën për pamjen. Nëse duket mirë apo keq, pa u shqetësuar se mund të ofendohet.
4. Mund ti referoheni historisë tuaj me “periudha” që i dini ekzaktësisht kur kanë qënë. Si “periudha e flokëve si Sailor Moon”, “Periudha kur dilja vetëm me idiotë” etj.
5. Keni qënë Blair dhe Serena në shoqërinë tuaj, dhe keni ndërruar vendet shumë shpesh.
6. Di aq shumë gjëra intime për të dashurin e saj, sa e ke të vështirë ta shohësh në sy.
7. Mesazhet tuaja janë gjatë gjithë kohën, edhe për argumentat më idiote. Ikona pa fund, të qeshura dhe fjalë të padeshifrueshme nga të tjerët.
8. Flisi me njëra tjetrën me facetime dhe kur jeni në apartamentet tuaja duke ngrënë, ose në tualet.
9. I bën pyetje shumë personale në lidhje me gjenitalet e tua pa asnjë lloj turpi. “Është normale kjo?”
10. E ke parë duke vjellë në tualetin e klubit. E kundërta gjithashtu ka ndodhur.
11. E ke parë lakuriq dhe duke qarë. E kundërta gjithashtu ka ndodhur.
12. Mund të listosh gjithë njerëzit me të cilët ka dalë ose ka fjetur. Mundësisht edhe një ose dy që ajo i ka harruar fare.
13. Keni fjetur ose jeni puthur me të njëjtin njeri.
14. Në kohën që jeni në mes të të 20-tave, keni nga një “si atëherë” për çdo situatë.
15. Keni kujtime të çuditshme të miqësisë tuaj në apartamentin tënd që e trembin të dashurin tënd dhe që nuk do ti kuptojë dot kurrë.
16. Edhe nëse nuk e ke provuar një teknikë/pozicion seksi, ajo ta ka shpjeguar aq me detaje, sa të duket sikur e ke bërë.
17. Shikoni të njëjtat seriale në të njëjtën kohë për të folur me njëra tjetrën. Dhe nëse ndonjëra e lë pas, është torturë.
18. Ka një ose më shumë veshje të tuat, prej më shumë se një viti në shtëpinë e saj.
19. I keni borxh njëra tjetrës rreth 20 mijë lekë, por askush nuk shqetësohet sepse keni vite që bëni stafetë me këto para.
20. E dini që do bëni fjalime fantastike në dasmën e njëra tjetrës. Rregullisht bëni shaka me mendje për ti përfshirë.
21. Flisni për zakonet tuaja në tualet gjithë kohën.
22. Bëni mëngjeset bashkë pasi keni pirë shumë një natë më parë, për të folur për një natë më parë.
23. Ti mendon se flokët e saj duken më mirë natyrale. “Mua s’më pëlqejnë dhe aq shumë kaçurelat e mia, por ajo insiston se janë shumë më mirë se kur i drejtoj ndonjëherë.”
24. Flisni për gjoksin e njëra tjetrës dhe…e prekni.
25. Mbani mend gjithë fotot e saj në Facebook dhe keni të preferuarën tuaj. Ka shumë mundësi të jetë ajo që jeni dhe ju me të, ose disa prej tyre.
26. Jeni totalisht të pavëmendshme për karbohidratet apo akulloret që konsumoni në shoqërinë e njëra tjetrës.
27. Do ta vinte në Facebook-un e saj një foto ku ajo nuk ka dalë mirë, ndërsa ti ke dalë yll.
28. Mund ta dallosh menjëherë kur ajo se ka qejf dikë.
29. Dhe menjëherë e di pse e bezdis personi tjetër.
30. Shpesh kur takoni njerëz të rinj, ata s’mund ta ndjekin bisedën tuaj sepse ju kuptoheni dhe flisni me gjysmë fjalie dhe shikime.
31. Jeni bashkë kaq shpesh sa njerëzit ju kanë vënë nofka të përbashkëta.
32. Nuk mendoheni dy herë për të folur në emër të njëra tjetrës. “Gera nuk e ha picën me kërpudha.” :D
33. Numri i saj është i vetmi, përveç atij të mamasë tënde, që e di përmendësh.
34. Keni shkruar letra (të shkruara me dorë) për njëra tjetrën.
35. Përdorni “ne” kur flisni me njerëz të tjerë, njësoj si çiftet. “Ne vdesim për atë lokal!”
36. Keni disa bare/restorante/vende që nuk mund të shkoni pa tjetrën sepse keni ndjesinë sikur e keni tradhëtuar.
37. Dini çdo password të mediave sociale, email etj, të saj.
38. Prindërit e saj të pyesin gjithnjë se si është ajo. Është e vetmja që babai jot e njeh dhe i mban mend emrin.
Burimi: Cosmopolitan