
Ema Andrea u pyet në episodin e fundit të "Goca dhe Gra" se çfarë mendonte për deklaratat (e hidhura) të Egla Cenos që janë hedhur me ironi drejt saj që pas "përplasjes" së vogël me Ermal Mamaqin.
Për rikujtesë, Ema Andrea refuzoi me shumë zgjuarsi dhe elegancë një ftesë të pavend të Ermalit për në trajnimin e tij, dhe Egla doli në mbrojtje publike të Ermalit, duke ironizuar gjatë veprimin e Emës, të cilin, me pak fjalë, e konsideroi si mendjemadhësi të saj.
Për këtë Ema Andrea, meqë u pyet nga koleget në panel, pati vetëm kaq për të thënë:
"Përveç falenderimit për kohën që më dedikojnë... [vazhdon të japë perspektivën e saj për temën e hapur në panel]"
Kaq, 7 fjalë. Të vendosura kaq thjesht mes rreshtave, sa e bënë të qartë se kur Ema thotë se nuk merret me "grindje" publike të kota, ajo e mban fjalën. Dhe, 2-0 për të, nëse na pyet ne.


