
Në programin e djeshëm të "Wake Up" në Top Channel, Enxhi Nasufi, Neada Muçaj dhe Blendi Salaj adresuan aludimet se dy vajzat ishin përfshirë në një konflikt fizik duke i përgënjeshtruar ato kategorikisht.
Megjithatë, dje pasdite qarkulloi lajmi se moderatoret i kanë larguar nga emisioni dhe televizioni i Top Channel, i cili me të filluar dita sot, rezultoi i vërtetë. Blendi Salaj e nisi vetëm "Wake Up" dhe pa shumë shpjegime, tha se programi ishte ridimensionuar:
"Programi vjen i ridimensionuar, i cili do të më shoqërojë me disa shokë e shoqe të rinj gjatë gjithë kësaj kohe, por me të njëjtin mision, për t'ju sjellë juve gëzim dhe për t'ju shoqëruar çdo mëngjes."

Më tej, Salaj prezantoi (se të paktën për sot) bashkëmoderatorja krah tij do të ishte Heidi Baci. Por, siç tha dhe ai vetë, do ta shohim me shumë "shokë e shoqe", ndaj me gjasë Heidi nuk do të jetë moderatore e përhershme në "Wake Up".
