Selena Gomez duket se qenka marrë seriozisht me llogarinë e saj të Instagram-it ditën e djeshme, duke sistemuar çdo gjë që i është dukur e tepërt.
Ylli i Disney-it ka hequr nga lista shumë nga miqtë e saj, përfshi asistenten dhe disa prej grupit të vajzave me të cilat dikur shoqërohej, si Gigi Hadid apo Demi Lovato. Ajo sigurisht, i qëndroi besnike fansave të saj, Taylor Swift-it, Amy Schumer, Jessica Alba-s, stilistes së flokëve dhe sigurisht nuk mund të mungonte mikja më e ngushtë, Francia Raisa, dhuruesja e veshkës.
Fansave të këngëtares, u ka bërë përshtypje fakti se nga 316, numri i miqve të Instagram-it ka përfunduar në 37-të. Ndonëse nuk ka dhënë asnjë arsye, nuk duket të ketë asnjë dramë apo punë armiqësish në gjithë këtë. Demi Lovato vazhdon të pëlqejë fotot e Selena-s sikundër kjo e fundit nuk i kursen komentet në fotot e saj.
Përveç të tjerave nuk mund të mos e vësh re foton që ka zgjedhur për në profil: një foto të nënës së saj në rininë e hershme! Kjo në fakt, na ngjan më shumë me një strategji të zgjuar për të zbutur të ëmën, e cila vazhdon të mos e aprovojë lidhjen mes saj dhe Justin-it.